LAJMI I FUNDIT:

BE mbështet përmirësimin e menaxhimit me mbeturina në Maqedoni

BE mbështet përmirësimin e menaxhimit me mbeturina në Maqedoni

Në Shkup sot do të mbahet ceremonia përfundimtare me rastin e projektit të BE-së “Përgatitje e projekteve dhe dokumentacionit për tender për krijimin e sistemit të vetëqëndrueshëm të integruar dhe financiar për menaxhim me mbeturina në rajonet lindore dhe verilindore”.

Në ngjarje fjalime do të kenë shefi i Delegacionit të BE-së Samuel Zhbogar, zëvendësministri i Mjedisit Jetësor, Jani Makraduli, Jadranka Ivanova shefe e sektorit të BE-së pranë Ministrisë së Mjedisit Jetësor, Ana Karanfillova-Maznevska, shefe e Sektorit për menaxhim me mbeturina pranë Ministrisë dhe udhëheqësi i projektit, Antonis Mavropulos, përcjell Telegrafi Maqedoni.


BE-ja ka siguruar 975.000 euro për mbështetje teknike për krijimin e sistemit të integruar dhe të qëndrueshëm për menaxhim me mebturina në rajonet lindore dhe verilindore. Qëllimi kryesor i projektit është që të sigurohen parakushte për investime të ardhshme të BE-së në infrastrukturën lokale dhe rajonale, të nevojshme për arritjen e menaxhimit ekologjik me mbeturina.

Investimet e parapara prej pothuajse 27 milionë euro do t’ju mundësojnë 18 komunave në rajonet lindore dhe verilindore t’i modernizojnë sistemet për menaxhim me mbeturina, duke mundësuar përmirësim të mjedisit ekologjik të 370.900 banorëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen më shumë se gjysma e votave, këto janë rezultatet nga zgjedhjet kuvendare

Numërohen më shumë se gjysma e votave, këto janë rezultatet nga zgjedhjet kuvendare

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Zona Zgjedhor nr 6: Këto janë rezultatet e fundit nga 77% e votave të numëruara

Zona Zgjedhor nr 6: Këto janë rezultatet e fundit nga 77% e votave të numëruara

Politikë
Kështu do të ndaheshin deputetët e Njësisë Zgjedhore 6 me 81% të vendvotimeve të numëruara

Kështu do të ndaheshin deputetët e Njësisë Zgjedhore 6 me 81% të vendvotimeve të numëruara

Politikë
Taravari: Ndryshimi u kry, sapo u firmos liria e këtij vendi

Taravari: Ndryshimi u kry, sapo u firmos liria e këtij vendi

Politikë
Koalicioni VLEN feston në qytetin e Tetovës dhe Gostivarit

Koalicioni VLEN feston në qytetin e Tetovës dhe Gostivarit

Politikë
Kalo në kategori