LAJMI I FUNDIT:

Mbesat e Princeshës Diana kujtojnë hallën e tyre: “Ajo dinte të lexonte zemrat e fëmijëve…”

Mbesat e Princeshës Diana kujtojnë hallën e tyre: “Ajo dinte të lexonte zemrat e fëmijëve…”

Binjaket 28-vjeçare, të bijat e kontit Spencer, vëllait të Princeshës së Uellsit, kujtojnë hallën e tyre në Tatler: “Lady D ishte e ngrohtë dhe e dashur, ajo dinte të lexonte zemrat e fëmijëve. Vetëm duke u rritur e kuptuam sa e rëndësishme ishte për të gjithë botën”

Aristokracia britanike ka dy yje të rinj: Lady Eliza dhe Amelia Spencer, ose mbesat e Lady D. Vajzat, binjake, 28 vjeç, janë vajzat e të vëllait të lady Dianës, Charles Spencer dhe modeles angleze, Victoria Aitken.


Dy vajzat janë protagonistet e kopertinës së marsit të revistës Tatler, “bibla” e fisnikëve anglezë. Motra më e njohur është Kitty Spencer, e njohur në shoqëri dhe, nga ana tjetër, modele si nëna e saj, si dhe ambasadore për markat italiane si Bulgari. Për pasojë, vajzat janë gjithashtu kushërirat e para të Harry dhe William.

View this post on Instagram

A post shared by Tatler (@tatlermagazine)

Jeta e artë e Eliza dhe Amelia Spencer, mbesat e Lady D

Binjaket e lindur në korrik 1992, u rritën në Afrikën e Jugut, para se të ktheheshin në Londër, në pronën e familjes në Althorp. Ata ishin pesë vjeç kur Diana humbi jetën në Paris.

“Ne nuk e kuptuam në atë kohë sa e rëndësishme ishte ajo për botën”. Amelia Spencer së shpejti do të martohet me të dashurin e saj Greg Mallet, në Afrikën e Jugut, me të cilin është në lidhje prej dhjetë vitesh.

“Althorp është i shkëlqyeshëm, por unë jam rritur në Capetoën dhe aty dua të kthehem”, tha ajo për revistën. Eliza dhe Amelia shfaqen në kopertinë me një pamje Miu Miu dhe një grim shumë delikat. Në intervistë ato rrëfejnë kujtimet e lidhura me hallën D.

“Ajo ishte e ngrohtë, si nënë dhe e dashur, me prirje të thellë për të kuptuar zemrat e fëmijëve”. Të dyja më pas, kujtuan pushimet e Lady D në Afrikën e Jugut.

Lady D ishte një hallë e mrekullueshme

“Për ne Diana ishte thjesht halla jonë. Pavarësisht nga distanca, ajo gjithnjë bënte përpjekje për të mbajtur kontakte me ne”.

Amelia kishte treguar më parë për “Hello” herën e fundit të saj me hallën e vet: “Ajo erdhi të jetonte me ne në Kejptaun për disa muaj, ishte një periudhë e bukur që unë e kam fiksuar mirë në kujtesën time. Kujtimi më i bukur ishte një pasdite në Noordhoek Beach, kur vraponim dhe luanim së bashku. Kalimi i kohës me të ishte fantastike, e di që ajo do të mbetet në zemrat tona dhe në ato të shumë njerëzve të tjerë”.

Familje e bashkuar dhe mendjehapur

“Si motra jemi shumë të afërta, bëjmë të njëjtat gjëra dhe kemi të njëjtat miq. E njëjta gjë vlen për motrën tonë Kitty dhe vëllain tonë Spencer. Ne e kuptojmë njëri-tjetrin mirë dhe e mbështesim shumë, kemi mendje të hapur, mund të flasim për gjithçka midis nesh”.

Këtë vit, nëse pandemia i lejon, Amelia dhe Kitty do të duhet të martohen, sipas parashikimeve. Kush e di nëse kjo do t’i bëjë bashkë Harry-n dhe William-in!