LAJMI I FUNDIT:

Mbërrin në Durrës anija e parë muze që lëviz nëpër botë

Mbërrin në Durrës anija e parë muze që lëviz nëpër botë

Mbërrin në Portin e Durrësit anija e parë muze në botë “Art Explora”, e cila ofron festivalin shëtitës që lundron nëpër dete dhe oqeane në bordin e anijes së parë muze në botë, duke sjellë përvoja kulturore dhe artistike inovative, pa pagesë.

Festivali zhvillohet në bordin e anijes muze që do të akorohet në Portin e Durrësit si edhe ne pavijonet e ekspozitave në skelë dhe në një sërë vendesh brenda qyteteve pritëse, mes të cilave dhe Shqipëria.

Nga pranvera 2024 kjo anije ka nisur një udhëtim që do të ndalet në 15 vende të Mesdheut deri në2027, që janë djep i qytetërimeve të mëdha dhe ndërthurjes së kulturave – duke ndërlidhur artistë, kuratorë ekspozitash, organizata të kulturës, edukimit dhe OJF që të gjithë së bashku do të përfytyrojnë një vizion të ri të Mesdheut. 5 nga këto ndalesa janë bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian, përmes programit Europa Krijuese.


Pas gjashtë ndalesash në vitin 2024, Festivali Art Explora do të bëjë ndalesën e parë për vitin 2025 në Durrës nga data 10 në 21 prill. Plotësisht falas, festivali do të zhvillohet në bordin e anijes së parë muze në botë si edhe në pavijonet e ekspozitave në kalatë. Programi i aktiviteteve të festivalit do të kombinojë ekspozita, eksperienca të realitetit virtual, konferenca, shfaqje filmash, instalacione të ndryshme, lexime poezish, koncerte, me punëtori dhe ture të përshtatura për të gjithë llojet e publikut, përfshirë nxënësit dhe shoqatat. Aktivitetet përgjatë 10 ditëve do të ndalen në Durrës dhe në Tiranë, një pjesë e të cilave në anijen muze dhe në pavijonet e ekspozitave.

Në trend Lajme

Më shumë
Sulmi terrorist në Banjskë, fillon shqyrtimi gjyqësor - lëshohen letër rreshtime ndërkombëtare për 42 të pandehur tjerë

Sulmi terrorist në Banjskë, fillon shqyrtimi gjyqësor - lëshohen letër rreshtime ndërkombëtare për 42 të pandehur tjerë

Drejtësi
A do të ketë konstituim të Kuvendit sot? Subjektet politike në heshtje për zhvillimet

A do të ketë konstituim të Kuvendit sot? Subjektet politike në heshtje për zhvillimet

Lajme
Seanca ndaj tre serbëve të dyshuar për sulmin në Banjskë, Prokuroria prezanton video të planifikimeve për sulme

Seanca ndaj tre serbëve të dyshuar për sulmin në Banjskë, Prokuroria prezanton video të planifikimeve për sulme

Lajme
“Kafja turke është e mirë të aplikohet” – dermatologia Krasniqi tregon për maskën natyrale dhe efektet e saj

“Kafja turke është e mirë të aplikohet” – dermatologia Krasniqi tregon për maskën natyrale dhe efektet e saj

Shëndetësi
Vazhdojnë trazirat në VLEN, bashkëpunimi i katër partive shqiptare zgjati më pak se një vit

Vazhdojnë trazirat në VLEN, bashkëpunimi i katër partive shqiptare zgjati më pak se një vit

Politikë
Me presion psikik e shantazhe e detyroi të merr kredi, gruaja në Prishtinë paraqet rastin në Polici

Me presion psikik e shantazhe e detyroi të merr kredi, gruaja në Prishtinë paraqet rastin në Polici

Kronika e Zezë
Kalo në kategori