LAJMI I FUNDIT:

Mbaron dëshminë Dragan Ivanisheviq, dëshmitari i ZPS-së në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Mbaron dëshminë Dragan Ivanisheviq, dëshmitari i ZPS-së në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ka mbaruar dëshminë dëshmitari i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Dragan Ivanisheviq në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Gjatë dëshmisë së tij, dëshmitari Ivanisheviq, shkurtimisht është marrë në pyetje nga avokati i Jakup Krasniqit, Victor Baiesu, i cili këto pyetje i quajti më shumë sqaruese lidhur me deklaratat e dhëna sot nga dëshmitari, raporton “Betimi për Drejtësi”.


Fokusi i pyetjeve të avokatit Baieșu ishte tek njohja që kishte dëshmitari me Velko Markoviqin.

I pyetur se a mund të konfirmonte se personi që kishte parë kur e rrëmbyen ishte Velko Markoviq, dëshmitari Ivanisheviq tha se nuk mund të thoshte atëherë me siguri që ishte ai.

“Nuk mund të thoja atëherë me siguri që ishte Velko Markoviq, thjesht e përshkrova mbështetur në përshkrime dhe karakteristikat e tij, pastaj më vonë kur erdhi i ati për të më takuar mbërrita në përfundimin që bëhej fjalë për Velko Markoviq”, deklaroi Ivanisheviq.

Dëshmitarit iu prezantua një hartë nga ZPS ku iu kërkua që të shënjezonte disa vende të cilat i kishte përmendur gjatë dëshmisë së tij. Pas shënjezimit ky dokument u pranua si provë materiale.

Ivanisheviq u mor në pyetje edhe nga trupi gjykues nëpërmjet gjyqtarëve, Christoph Barthe, Guenawl Mettraux dhe Fergal Gaynor.

Gjyqtari Barthe e pyeti dëshmitarin se lidhur me deklaratën ku kishte thënë se ka pirë alkool në një lokal në Milloshevë, para se të rrëmbehej.

“Kam pirë 4-5 gota raki. Nuk e di se si e quani ju këtë por janë gota që përdorin zakonisht për raki. Janë gota të vogla për raki… Unë gotën e fundit e kam pirë mbase nga gjysmë ore deri në 15 minuta para se të largohesha. Do kish qenë më mirë të thuhet gjysmë ore para se të largohesha. Kisha ngrënë më përpara. Kisha shkuar në shpi, kam ngrënë në shpi, jam larguar nga shtëpia dhe kam shkuar që të takohem me disa shokë”, tha dëshmitari Ivanisheviq.

Mbrojtja e Thaçit e pyet dëshmitarin për vrasjen e 1 mijë civilëve në Vushtrri më 2 maj 1999
Lexo po ashtu Mbrojtja e Thaçit e pyet dëshmitarin për vrasjen e 1 mijë civilëve në Vushtrri më 2 maj 1999

Ivanisheviq tha se e ndjente se ishte nën ndikim të alkoolit, por që nuk kishte problem që të ngiste makinën apo që të ecte.

“Thjesht ndjeja pak ndikim alkooli, por nuk kisha problem që të ecja apo të ngisja makinën. Thjesht mund të kisha pak ndikim në trup”, tha Ivanisheviq.

I pyetur se cila ishte arsyeja e rrëmbimit të tij, Ivanisheviq tha se për shkaqe etnike.

“Nuk them dot gjë, thjesht e di që ka pasur raste rrëmbimesh edhe para se të rrëmbehesha unë dhe kanë ndodhur raste rrëmbimesh edhe pas i rrëmbeva unë. Janë kryer edhe raste vrasjes, arsyet ishin për shkaqe etnike. Këto kanë qenë arsyet. Përpara se më ndodhi ky rast mua, ka pasur vrasje, ka pasur rrëmbime edhe pas rastit tim kanë pasur raste kur janë vrarë njerëzit. Këto janë bërë për arsye etnike, për shkaqe etnike”, tha Ivanisheviq.

Dëshmitari tha se nga kushëriri i tij kishte dëgjuar që eshtrat e Velko Markoviqit ishin gjetur dhe se për vendin e tyre kishte treguar UÇK-ja.

“Dëgjova se ishin gjetur. E dëgjova nga kushëriri im i cili qëlloi që takoi një të afërm të Markoviqit dhe kur e dëgjoi mbiemrin nga kushëriri im, ai bëri lidhjen dhe e pyeti nëse kishte lidhje me mua dhe kështu e kuptuan që në fakt isha i afërmi i tij dhe i tha kushëririt tim që eshtrat e tij (Markoviqit) u gjetën dhe se UÇK-ja kishte treguar vendin ku ndodheshin eshtrat të cilat pastaj u dërguan në një qendër midis Merdares dhe Koshares”, tha dëshmitari.

Sipas tij, më 200 apo 2001 u gjetën eshtrat dhe u dërguan në një qendër mjeko-ligjore.

“Më 2000 apo 2001 u gjetën, shumë nga eshtrat që u gjetën i quan aty sepse aty kishin qendër mjeko-ligjore dhe aty vinin të afërmit për t’i identifikuar”, tha dëshmitari Ivanisheviq.

Ndryshe, sesioni i pasdites i seancës së sotme do të vazhdojë me fillimin e dëshmisë së dëshmitarit të 35-të në çështjen ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori