LAJMI I FUNDIT:

Mbappe regjistron markat e tij: Emrin me iniciale, festën e golit, por edhe dy fjali

Mbappe regjistron markat e tij: Emrin me iniciale, festën e golit, por edhe dy fjali

Sulmuesi francez Kylian Mbappe ka regjistruar disa nga markat e tij tregtare në Zyrën Evropiane të Pronësisë Intelektuale, shkruan Diario AS.

Domethënë, Mbappe fillimisht ka mbrojtur emrin, mbiemrin dhe inicialet e tij dhe të njëjtën gjë ka bërë edhe me festën e golave kur kryqëzon krahët.

Gjithashtu, ai mbrojti dy fjali që ka përmendur në të kaluarën.


Kur do të prezantohet Mbappe si lojtar i Real Madridit
Lexo po ashtu Kur do të prezantohet Mbappe si lojtar i Real Madridit

“Mos më thuaj për moshën” dhe “Futbolli ka ndryshuar” – janë dy fjalët që ka mbrojtur Mbappe.

Për kujtesë, Mbappe po përgatitet për një lëvizje të madhe te Real Madridi në verë si lojtar i lirë pasi kontrata e tij me Paris Saint-Germain skadon më 30 qershor.

Këtë sezon, ai ka luajtur 31 ndeshje në të gjitha garat në të cilat ka shënuar 32 gola dhe ka asistuar në shtatë të tjerë.

Në orë, ditë, javë, muaj dhe vit - publikohen detajet e pagës së Mbappes te Real Madridi
Lexo po ashtu Në orë, ditë, javë, muaj dhe vit - publikohen detajet e pagës së Mbappes te Real Madridi

Kujtojmë se PSG-ja e bleu në vitin 2018 për 180 milionë euro nga Monaco, klubi ku ai u rrit dhe i cili i pari i dha një shans në futbollin profesionist.

Mbappe është edhe kapiten i kombëtares franceze, për të cilën debutoi në vitin 2017 dhe që atëherë ka bërë 75 paraqitje dhe ka shënuar 46 gola. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Ligat tjera
Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Serie A
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Ndërkombëtare
Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

La Liga
Kalo në kategori