Një person arrestohet pasi gjatë kontrollit i është gjetur një pistoletë të cilën e kishte pasur në brez dhe një sprej në Vushtrri.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se arma dhe sprej janë konfiskuar dhe do të procedohen si prova materiale.


“Policia në Vushtrri mbi dyshimin  për posedim ilegal te armës  kanë identifikuar të dyshuarin M/K/Sh,  ku gjatë  kontrollit te i dyshuari  kanë gjetur një armë e llojit pistoletë të cilën e kishte  pasur ne brez  dhe një sprej . Arma dhe sprej janë konfiskuar dhe do të procedohen si prova materiale. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale; 'Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve' “, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim bëhet e ditur se me vendim të prokurorit të njëjtit i caktuar masa e ndalimit policor prej për 48 orësh. /Telegrafi/