LAJMI I FUNDIT:

“Mbani maskë kur bëni seks dhe shmangni puthjet“, këshilla e çuditshme e mjekëve për mbrojtjen nga coronavirusi

“Mbani maskë kur bëni seks dhe shmangni puthjet“, këshilla e çuditshme e mjekëve për mbrojtjen nga coronavirusi

Seksi në një pandemi mund të jetë i komplikuar dhe është më mirë t’i shmangni puthjet dhe, ndoshta, edhe të mbani maskë për të parandaluar përhapjen e COVID-19

Dr. Theresa Tam, mjeke e Shëndetit Publik në Kanada, deklaroi të mërkurën se për të qenë të sigurt nga virusi, edhe gjatë aktit seksual, këshillohet të përdoret maska.

“Shëndeti seksual është një pjesë e rëndësishme e shëndetit tonë të përgjithshëm. Sidoqoftë, seksi mund të komplikohet në kohën e COVID-19 …” – deklaron mjekja, duke iu referuar më së shumti partnerëve që kanë raporte intime me partnerë të rinj.

“Aktiviteti seksual me rrezik më të ulët gjatë COVID-19 përfshin vetëm veten”,- këshillon Tam. Për kanadezët që zgjedhin të “përfshihen në një takim seksual personal” jashtë, ajo sugjeron një numër hapash për të zvogëluar rrezikun, përfshirë “shmangien e kontaktit ballë për ballë apo afërsisë”.

Tam thotë se “hapi më i rëndësishëm është të sigurohemi që njerëzit të kenë një marrëdhënie besimi me partnerët e tyre seksualë”.

“Provat aktuale tregojnë se ekziston një mundësi shumë e ulët e kontaminimit të coronavirusit të ri përmes spermës ose lëngjeve vagjinale. Sidoqoftë, edhe nëse personat e përfshirë nuk kanë simptoma, aktiviteti seksual me partnerë të rinj rrit rrezikun e infektimit të COVID-19 përmes kontaktit të ngushtë, si puthja ”, – thotë më tej Tam.

Seksi duhet të shmanget nëse ndonjë nga partnerët shfaq simptoma të Covid-19, ndaj sugjerohet “kufizimi i përdorimit të alkoolit dhe substancave të tjera, në mënyrë që ju dhe partneri juaj (partnerët) të jeni në gjendje të merrni vendime të sigurta”.

Sigurisht, mjekja thekson edhe një herë këshillat më të zakonshme për të praktikuar seksin e sigurt, duke përfshirë përdorimin e prezervativëve dhe vëmendjen ndaj SST-ve të vetes dhe partnerit.

“Duke marrë këto masa paraprake dhe duke qëndruar të vetëdijshëm për rreziqet, kanadezët mund të gjejnë mënyra për të shijuar intimitetin fizik, por edhe duke siguruar mbrojtjen nga COVID-19”,- përfundon mesazhi i Dr. Tam.

Kanadaja ka deklaruar më shumë se 129,000 raste Covid-19 dhe 9,135 vdekje, sipas Agjencisë së Shëndetit Publik të Kanadasë. Class/CNN

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Si hahet avokadoja dhe cilat janë përparësitë e saj

Si hahet avokadoja dhe cilat janë përparësitë e saj

Të njohim produktet
Kalo në kategori