LAJMI I FUNDIT:

Mbajtja e Samitit të Zagrebit konsiderohet pozitive, megjithëse nuk do të diskutohet për liberalizimin e vizave

Mbajtja e Samitit të Zagrebit konsiderohet pozitive, megjithëse nuk do të diskutohet për liberalizimin e vizave

Samiti i Zagrebit po mbahet në formën e video-konferencës, ku Republikën e Kosovës e përfaqëson, presidenti i vendit, Hashim Thaçi e në të cilin kësaj radhe nuk pritet që të diskutohet fare për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Njohësi i Integrimeve Evropiane, Emrush Ujkani ka thënë për Telegrafin se janë dy aspekte që do të diskutohen në këtë Samit, ku njëra është për mbështetjen financiare që do të jap Bashkimi Evropian në luftimin e COVID-1 dhe tjetra është e ardhmja evropiane e Ballkanit Perëndimor.


“Fokusi i këtij Samiti të shumë pritur do jetë edhe njëherë konfirmimi nga ana e BE-së se Ballkanin Perëndimor nga njëra anë dhe BE-në nga ana tjetër i bashkon e ardhmja e përbashkët në familjen evropiane. Aspekt tjetër që do të dominoj është luftimi i pasojave të krijuara tashmë nga COVID-19 dhe edhe të Ballkani Perëndimor nuk do jetë vetëm. Tashmë në këtë drejtim BE veç ka dhënë sinjale të fuqishme që rajonin ta mbështetësin financiarisht.  Këto besoj do jenë dy aspektet kryesore në çka do fokusohet diskutimi”, tha Ujkani.

Ndërsa, Jeta Krasniqi nga KDI, tha se liberalizimi i vizave për Kosovës nuk është në agjendën e këtij Samiti, prandaj sado që do të mund të përmendet nga përfaqësuesit e Kosovës, nuk pritet të merret ndonjë vendim.

“Në kuadër të këtij samiti çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën nuk do të jetë çështje diskutimi pasi nuk është pjesë e agjendës së Samitit. Prandaj sado që përfaqësuesit e shtetit të Kosovës do të mund ta përmendin këtë çështje, por nuk pritet që të ketë vendimmarrje në kuadër të këtij Samiti.Duke konsideruar dhe skepticizmin e disa shteteve anëtare të BE-së rreth ndërmarrjes së hapave konkret drejt zgjerimit, një draft deklaratë e përbashkët e cila u quajt si deklarata e Zagrebit e cila u bë publike para disa ditësh, dëshmoi që do të kishte një mbështetje për perspektivën evropiane të rajonit por pa përmendur çështjen e anëtarësimit. Gjithsesi u konsiderua që mbajtja e këtij samiti është pozitiv. çështje të tjera që pritet të diskutohen janë përballja e rajonit me Covid 19 mbështetja e rajonit nga BE”, tha Krasniqi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Lajme
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Lajme
Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Siguri
“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

Lajme
Kalo në kategori