Një motoçiklist nga Arabia Saudite kreu një xhiro prej gati 1,000 metrash me timon në gojë, duke thyer kështu një rekord botëror Guinness.

Ahmed Othman i shtrëngoi nofullat rreth një doreze të motoçikletës së tij, për ta mbajtur motoçikletën të qëndrueshme gjatë xhiros së tij në Xheda më 15 korrik, transmeton Telegrafi.


Ai arriti të ngiste në këtë pozicion për 984 metra, duke thyer zyrtarisht rekordin botëror Guinness për distancën më të madhe të xhiros së timonit të motoçikletës të mbajtur me gojë.

Othman i mbajti krahët shtrirë anash për të ekuilibruar veten ndërsa provonte xhiron, e cila zgjati pak më pak se një minutë. /Telegrafi/