LAJMI I FUNDIT:

Mbahet tryeza “Sfidat në Sistemin e Drejtësisë”

Mbahet tryeza “Sfidat në Sistemin e Drejtësisë”

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) sot organizon tryezën e Diskutimit me temë “Sfidat në Sistemin e Drejtësisë: Pavarësia, Paanshmëria dhe Efikasiteti i Sistemit Gjyqësor në Kosovë”

Tryeza ka për qëllim të diskutojë performancën dhe efikasitetin e sistemit gjyqësor dhe prokurorial në Kosovë.


Për më tepër, gjatë tryezës do të analizohen sfidat dhe vështirësitë e identifikuara në punën e gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe pakënaqësia dhe mosbesimi i qytetarëve kundrejt këtij sistemi.

Gjatë këtij diskutimi, Grupi për Studime Juridike dhe Politike, do të prezantojë botimin e tretë të Indeksit të Performancës së Sistemit të Drejtësisë në Kosovë (RoLPIK), i cili paraqet trendin e performancës dhe efikasitetin e punës së gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Gjithashtu, me anë të këtij Indeksi tregohet shkalla e kënaqshmërisë qytetare kundrejt institucioneve të sistemit të drejtësisë në Kosovë.