LAJMI I FUNDIT:

Mbahet punëtoria për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Mbahet punëtoria për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarëve të Torturës (QKRMT), në partneritet me Ambasadën e Britanisë së Madhe, organizojnë punëtorinë dyditëshe “Adresimi i stigmës që rrethon të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë”.

Qëllimi i punëtorisë është që të shtoj senzibilizimin mbi gjendjen aktuale të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe stigmën që rrethon ata, të identifikojë barrierat kryesore dhe masat që adresojnë stigmën në nivel individual, komunitar dhe institucional.


Punëtoria do të mbledhë së bashku ekspert vendor dhe ndërkombëtarë për të trajtuar stigmën që rrethon të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Rezultatet e punëtorisë synojnë të kontribuojnë në rritjen e çasjes të të mbijetuarve në rehabilitim, drejtësi dhe programe tjera reparative.

Kjo punëtori është në përputhje me iniciativën globale për prevenimin e dhunës seksuale, (PSVI) Londër dhe si e tillë do të kontribuojë për të sfiduar qëndrimet tradicionale për t’i dhënë fund stigmës së përjetuar nga të mbijetuarit e dhunës seksuale, transmeton KosovaPress.