Creative Hub, si akademi lidere e edukimit profesional për studentët dhe të rinjtë ka organizuar panairin e punës në fushën e Teknologjisë.
Aktualisht pjesë e këtij panairi janë më shumë se 31 kompani, të cilat do të rekrutojnë Panairin e Punës, transmeton Telegrafi.
Dardania Kajdomqaj, menaxhere në Creative Hub tha për Telegrafin a se ka një numër të jashtëzakonshëm të të interesuarve.
“ Procesi është duke shkuar shumë mirë, kompanitë kanë filluar me ardhë prej mëngjesit, secila kompani i ka vendosë broshurat, i kanë vendosë banerat, kanë vendos gjithçka që ju duhen për me u shfaqë drejtë personave që janë të interesuar me njohë kompaninë apo brendin e tyre dhe pozitat e punës që ata i ofrojnë. Për momentin më shumë se 400 njerëz janë të interesuar për të qenë pjesë e këtij panairi, numri është jashtëzakonisht i lartë i të interesuarve”, tha ajo.
Sipas saj, arsyeja e këtij panairi është që të interesuarit të kenë qasje direkte me kompanitë dhe njohuritë e duhura t’i marrin direkt nga ata.
“Arsyeja pse është organizuar panairi prej Creative Hub është të i ofroj të rinjve të Kosovës mundësi pune në fushën e teknologjisë, me i ofrua mundësi ndihmë direkte, me ra në kontakt me kompanitë që janë duke rekrutuar për këto pozita të punës. Me pa se cilat janë kërkesat, cilat janë gjuhët programuese që kërkohen, cilat janë softuerët, cilat janë toolsat etj.”, tha ajo.
Veç kësaj, ajo tha se tregu tashmë ka fleksibilitet të lartë për njerëz që kërkojnë punë dhe se ai/ajo mjafton të ketë njohuri bazike për të startuar karrierën përfshirë soft skills.
“Tregu nuk ka nevojë për personat që i dinë të gjitha, janë të interesuar për me gjet njerëz të gatshëm për me i avancua në karrierën e tyre, njerëz që janë të gatshëm për me mësua, për njerëz që kanë mungesë vetëbesimi e mendojnë që nuk janë të gatshëm. Ideja është që mos me e pas këtë mendim, se nëse veç heziton kurrë nuk ke me ja fillua”, tha ajo.
E në kudër të këtij panairi, ku po marrin pjesë më shumë se 30 biznese, në mesin e tyre është edhe Telegrafi përmes platformës “Telegrafi Jobs”.
Brezar Xërxa, nga Telegrafi Jobs, tha se prej kur është hapur panairi nga ora 09:00 e mëngjesit kishte shumë interesim të njerëzve, sidomos nga të rinjtë.
“Ndoshta për shkak të asaj që zgjatë vetëm një ditë panairi. Mirëpo kishte shumë interesim nga njerëzit, sidomos nga studentët. Ndryshe, Telegrafi Jobs është duke marrë pjesë në panaire të tilla sa herë që po organizohen që të jetë më afër kërkesave të njerëzve. Telegrafi Jobs është njëra nga platformat më të kërkuara për shërbimet e punës, ku përmes saj ju mund të shpallni pozita të lira pune, bëni reklamimin e shpalljeve në të gjitha platformat sociale, shkarkimin e shpejtë të CV-ve të aplikantëve dhe shumë shërbime të tjera. Me një fjalë ua lehtëson shumë procesin e rekrutimit”, tha Xërxa. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDetaje se si Michael Schumacher komunikon me familjarët pas 'paraqitjes së parë publike' në 11 vjet
“Me emër të Zotit, veç mos u mërzitni” – pamje e rrallë, Kadri Veseli me ushtarët e UÇK-së
Një pajisje përgjimi u gjet në banjën time pas vizitës së Netanyahu, pohon Boris Johnson
Policia e Kosovës bëhet me dhjetëra automjete të blinduara
A do të funksionojë bonusi për shoferët në Gjermani, për t'i nxitur ata të blejnë automjete elektrike?
“Ai është i frikshëm” - ylli i Real Madridit jep vlerësimin për Lamine Yamal
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Detaje se si Michael Schumacher komunikon me familjarët pas 'paraqitjes së parë publike' në 11 vjet
“Me emër të Zotit, veç mos u mërzitni” – pamje e rrallë, Kadri Veseli me ushtarët e UÇK-së
Një pajisje përgjimi u gjet në banjën time pas vizitës së Netanyahu, pohon Boris Johnson
Genta Ismajli përfshihet në një aksident me makinë në Amerikë
Policia e Kosovës bëhet me dhjetëra automjete të blinduara
A do të funksionojë bonusi për shoferët në Gjermani, për t'i nxitur ata të blejnë automjete elektrike?