LAJMI I FUNDIT:

Mbahet në Tiranë konferenca për industrinë minerare

Mbahet në Tiranë konferenca për industrinë minerare

Ministria e Zhvillimit Ekonomikë të Kosovës (MZHE) në bashkëpunim më Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë (MIE) dhe me Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) kanë organizuar në Tiranë konferencën me temën “Zhvillimi integral i industrisë minerare me ndikim minimal në mjedis”.

Ministri i MZHE-së, Valdrin Lluka tha se kjo ministri ka prioritet krijimin e një ambienti sa më konkurrues në sektorin minerar, si një parakusht për tërheqje të investimeve të huaja dhe zhvillimin e sektorit minerar.

Lluka eliminimin e burokracisë dhe krijimin e bazës të favorshme ligjore e nënvizoi si një ndër faktorët për tërheqjen e investitorëve vendor dhe të huaj.

Kryesuesi i Bordit të KPMM-së, Musa Shabani foli për rëndësinë e këtij sektori, si dhe potencialin mineral të Kosovës.

Ai ndër të tjera prezantoi të arriturat e KPMM-së, rritjen e të hyrave nga renta minerare si tregues i investimeve në sektorin minerar, si dhe rritjen e numrit të punësuarve në këtë sektor.

Shabani ndër të tjera shprehu besimin se konferenca do ta rrisë bashkëpunimin institucional dhe rajonal për të inkurajuar investitorë ndërkombëtar.

Pjesëmarrës në konferencë ishin përfaqësues nga Kuvendi dhe Qeveria e Shqipërisë dhe Kosovës, KPMM-ja, SHGJSH-ja, SHGJK-ja, fakultetet e Gjeologjisë nga Shqipëria dhe Kosova.

Në fokus të kësaj konference kishin prezantimin e mundësive të shfrytëzimit dhe përpunimit të resurseve minerare të dy vendeve, si dhe zhvillimin i aktivitetit minerar me ndikim minimal në mjedis. /Telegrafi/