Mbahet Moduli 2 i Kursit mbi Edukimin Bazik të Specializantëve të Kirurgjisë – Faza 1 / Kolegji i Kirurgëve të Kosovës

Kolegji i Kirurgëve të Kosovës në bashkëpunim me Komitetin e Specializantëve, ka vazhduar kursin mbi Edukimin Bazik të Specializantëve të Kirurgjisë – Faza 1, Shkathtësitë Bazike, “Moduli 2: Lidhja e Nyjeve”, i cili është dizajnuar sipas modelit të Kolegjit Amerikan të Kirurgëve, (ACS/APDS Surgery Resident Skills Curriculum), dhe është pjesë e një kurrikule me tre faza
“Moduli 2: Lidhja e Nyjeve”, është prezantuar me ligjërues Dr. med. Hysni Jashari (MD, PhDC) dhe specializanti Dr. Hevzi Ademaj, me ç’rast u zhvillua edhe një test i vogël sa i përket njohurive të fituara nga moduli paraprak “Asepsa dhe identifikimi i Instrumentit”.
Me këtë rast, Dr. Sadik Llullaku, Drejtor Ekzekutiv i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, prezantoi punën e këtij institucioni, dhe kontributin e vazhdueshëm që ka dhënë dhe po vazhdon të jap kryetari i KKK-së, Prof. Dr. Rifat Latifi.
Ky modul, sipas Dr.med. Hysni Jashari, MD, PhDC, ofron një përmbledhje të lidhjes së tre nyjeve bazë të përdorura shpesh në kirurgji.
Ai para specializantëve përmendi objektivat e këtij moduli, duke potencuar se deri në fund të këtij trajnimi duhet të jenë në gjendje të, kryeni një sërë teknikash bazë të lidhjes së nyjeve, duke përfshirë: “Lidhje nyje me dy duar – bazë, nën tension, nyje rrëshqitëse-Lidhje nyje me një dorë – bazë, nën tension, nyje rrëshqitëse dhe Lidhja e instrumentit, ose performanca e ekspertit”
Përveç këtij përshkrimi me shkrim, dhe në praktikë para specializantëve, Dr. Jashari, përmendi edhe faktin se ekziston një modul që hap pas hapi përmban performancën e ekspertëve duke ju shfaqur të pranishmëve (specializantëve) një video për disa nga detyrat e disponueshme në faqen e kursit.
Me këtë, është duke u përmbushur një nga qëllimet kryesore të ekzistimit të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, përkitazi me edukimin e mjekëve të rinj sipas standardeve profesionale perëndimore.
Faza 1 – Edukimi Bazik, është krijuar për t’u mësuar specializantëve 16 aftësi thelbësore kirurgjikale në fazat e hershme të trajnimit të tyre, duke filluar nga parimet e asepsis dhe lidhjes së nyjeve, deri te aftësitë bazë laparoskopike dhe anastomozat.
Kjo kurrikulë është ridizajnuar kohët e fundit për edukatorët dhe specializantët në mënyrë që të jetë më ndërvepruese, e përshtatshme, si dhe më gjithëpërfshirëse duke realizuar çdo simulim përkatës.
Secili nga 16 modulet do të udhëhiqet nga një specialist (i cili do të shërbejë si mentor) dhe një specializant. Në këtë Kurs po marrin pjesë mbi mbi 70 specializantë, dhe i njëjti do të vazhdojë të mbahet çdo dy javë deri në fund të muajit Qershor 2023. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Klinika Zhan Mitrev tregon për shkaqet, komplikimet dhe zgjidhjet e sindromës së vezores policistike

Simptomat dhe diagnostifikimi i infeksionit me Helicobacter Pylori – këshilla nga doktoresha Aida Palloshka

Mishi i kuq rrit rrezikun për sëmundje të ndryshme, gjashtë grupet e njerëzve që duhet ta kufizojnë

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Simptomat dhe diagnostifikimi i infeksionit me Helicobacter Pylori - këshilla nga doktoresha Aida Palloshka

Klinika Zhan Mitrev tregon për shkaqet, komplikimet dhe zgjidhjet e sindromës së vezores policistike

Pse duhet të hani më shumë shegë

Disa nga ushqimet që nuk preferohen për shëndetin e zorrëve

Mishi i kuq rrit rrezikun për sëmundje të ndryshme, gjashtë grupet e njerëzve që duhet ta kufizojnë

Mundësi e shkëlqyer për investim – parcelë toke në shitje me potencial të madh ID-141

Këto dy lokale në Prizren janë vënë me qera – çmim të arsyeshëm dhe me mundësi bashkimi ID-236

Çmimi i banesës në lagjen Aktash me zbritje – shfrytëzojeni këtë mundësi ID-226

OFROHET ME ZBRITJE – objekti afarist me 600m² po lëshohet me qera ID-124

EXTRA ZBRITJE – Shitet banesa me 91.5 m² në Prishtinë ID-159

Bëhu pjesë e konferencës AllWeb 2023 – shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals!

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

Sulmohet me gurë e mjete të rënda shtëpia e shqiptarit në Medvegjë, kërkohet ndihmë nga Shqipëria e OSBE

“Video të reja nga Kosova tronditin Serbinë...”: Si i raportuan mediat rajonale pamjet e fundit të publikuara nga Policia e Kosovës

Policia e Kosovës publikon të gjitha pamjet me dron të lëvizjeve të grupit terrorist serb para sulmit në veri

Serbia “aktivizon” 48 baza ushtarake rreth kufirit me Kosovën, banorët e Karaçevës kërkojnë mbrojtje nga shteti

Ndërkohë që Messi mban distancë me modelet, reagimi emocionues i Antonelas kur sheh David Beckham kapet në kamera

Neymar thotë "nuk është e mundur" kur shikon pamjet se si rregullohet fusha e Al Hilal