Të mërkurën në Universitetin për Biznes dhe Teknologji (UBT), u mbajt konferenca “Small-Scale Innovative Ecosystems in Kosovo”, e organizuar nga ambasada e Finlandës në Prishtinë në bashkëpunim me UBT.
Pjesëmarrës në këtë konferencë ishin kryeministri i Kosovoës, Ramush Haradinaj, Ambasadorja e Finlandës në Kosovë Pia Stjernvall, si dhe mysafirë tjerë të shumtë nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare
Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryeministri në detyrë Haradinaj, tha se Kosova është para dy sfidave që i ka në vete, e që njëra ka të bëjë sipas tij, me urgjencën apo nevojën e zhvillimit ekonomik, presionit të madh që e kemi që të nisemi në ekonomi ose edhe të rritemi, dhe e dyta është kujdesi ndaj të gjitha vlerave apo ambientit ku ndodh kjo ekonomi.
Ai tha se zakonisht ekonomitë në urgjencë të zhvillimit bëjnë kompromise të dhimbshme në ambient, resurse dhe në të gjitha aspektet tjera rrethanore.
“Për fat të mirë Kosova nuk është vetëm në këtë fazë të zhvillimit të vetë dhe është vërtetë për t’u falënderuar angazhimi i ambasadës së Finlandës që është edhe kryesuese e BE-së që ka gjetur kohë, mundësi dhe resurse që ta përkrah edhe një debat të këtillë të zhvillimeve inovative, të bizneseve inovative por edhe të efektit ose të aspekteve ekosistem në Kosovë”, u shpreh Haradinaj.
Gjatë fjalimit, kryeministri në detyrë Haradinaj potencoi faktin se i mirëpresin këto energji që vijnë prej partnerëve në këtë rast prej BE-së, UNDP-së, prej Amerikës dhe shpreson që do të ndikojnë në Kosovë, duke shpalosur të dhëna numerike se çka ndodh në Kosovë me biznese.
“Janë 2462 ndërmarrje të regjistruara dhe 96 për qind e tyre janë biznese të vogla, të cilat janë në rrugë e sipër për ta zgjeruar veprimtarinë e tyre, por për fat të keq nuk kemi pasur ndonjë kompani të regjistruar në vitin 2018 me mbi 250 të punësuar, që ta konsiderojmë si kompani të madhe. Më së shumti biznese operojnë në Prishtinë me 705 ndërmarrje, për të pasuar me Ferizajin me 224, Prizreni 208, Peja 147, Gjilani 144 dhe Gjakova 113. Me ngritjen e vetëdijes sonë, me këto diskutime, ne po e ndërlidhim urgjencën për zhvillim që e kemi dhe po në të njëjtën kohë po e kemi fatin që të kemi partner që na kujtojnë edhe aspekte të tjera që duhet pasur parasysh”, ka shtuar Haraindaj.
Edmond Hajrizi, rektor i UBT-së, tha se bashkëpunimi i mirë me Ambasadën e Finlandës, me ambasadoren tregon sipas tij, një lidership, një proaktivitet dhe një dëshirë që të bashkëpunojnë dhe të zhvillojnë diçka bashkë në Kosovë.
Ai ka thënë se motivi i kësaj konference është bazuar në atë që Finlanda e kryeson Bashkimin Evropian në këtë gjashtë mujor, dhe ka sipas tij, si fokus pjesën e zhvillimit të qëndrueshëm, pjesën e ekosistemit, të ambientit, disa elemente të rëndësishme që janë parakusht i mirë i zhvillimit.
“Mendojmë se Finlanda është një praktikë e mirë sa i përket zhvillimit të vendeve të vogla, sa i përket zhvillimit që ka të bëjë me rastet që mund të jenë model për Kosovën, si një vend i vogël. Është fakt se Kosova ka zhvillim, është në rritje dhe ka edhe rritje ekonomike, por shpesh kjo rritje ekonomike dhe ky zhvillim nuk është i mjaftueshëm për të ardhur te një pozicion që mund ta quajmë si zhvillim i qëndrueshëm, andaj kërkohet edhe një hap tutje, një qasje tjetër, një modelim i ri i sistemit tonë zhvillimor dhe mendojmë se është e rëndësishme që të bëjmë një kërcim dhe të diskutohet në nivelin botëror me modelet e zhvillimit të përgjithshëm, të qëndrueshëm, duke i dhënë edhe elemente inovative dhe duke përdorur teknologjitë e reja”, tha rektori Hajrizi.
Ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall ka theksuar se është mirë që sot të janë në gjendje të definojmë apo së paku të kenë sipas tij, ndonjë ide se çfarë lloj ekosisteme inovative mund të bëjnë ngritjen ekonomike dhe sociale në Kosovë.
“Kur e ndërtojmë këtë lloj të ekosistemeve duhet të kuptojmë se duhet ta kemi përkushtimin e gjithë akterëve të mundshëm”, ka shtuar Stjernall. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumëNga Rubrika

Al Trade vazhdon traditën e 1 qershorit në Prishtinë – bashkë me fëmijët mbjellin fidanë në parkun e qytetit

Fondi Rajonal i Sfidave (RCF) shpall thirrjen e tretë për financimin e projekteve në arsimin profesional

A jeni gati për një fuqizim pozitiv dhe transformues të mendjes tuaj?

Edhe një risi këtë verë nga Active+ Alkaline Water

BPB feston 1 qershorin me fëmijët e stafit të Bankës

Edicioni i parë i “Digital Transformation – The future of Work” vjen në Prishtinë

Javë e çmendur në VITALAND – 300 dhurata FALAS e shumë aktivitete nga 1 deri me 7 qershor!

Elon Musk është sërish njeriu më i pasur në botë

Punëtorët e KEK-ut kërkojnë rritje të pagave, kërcënojnë me grevë 8 orëshe

Telegrafi

Tregu.Biz

Scopic Software

theMiracle AG

Mercury Sports LLC

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Shitet shtëpia 299.81 m², një strehë qetësie në Zllatar ID-195

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas

Komoditet superior për orë të tëra loje për fëmijët tuaj falë atleteve Adidas

Krijoni kombinime të pafundme – atletet Puma që shkojnë me çdo veshje
Më të lexuarat

Borrell paraqet tri kërkesa për tejkalimin e krizës në veri, 'dështimi i tyre do të ketë pasoja të rënda'

Kurti flet me zyrtarin e Shtëpisë së Bardhë dhe tre senatorë amerikanë, thotë të ndalet dhuna e grupeve të mbështetura nga Beogradi

AccuWeather me parashikim të detajuar për verën - çfarë moti e pret Ballkanin?

Trazirat në veri, Rama: Kurti e Osmani nuk kërkuan të konsultohen me mua - nuk jam baba i Kosovës

"1000 vjet në dy minuta" - gazetarja e CNN-it shpjegon historinë mes Kosovës dhe Serbisë

Kështu do të duket Real Madridi pa treshen Benzema, Modric dhe Kroos: Ancelotti do të bëjë tri transferime spektakolare