LAJMI I FUNDIT:

Mbahet konferenca “Pengesa qindra milionëshe: Energjia elektrike”

Mbahet konferenca “Pengesa qindra milionëshe: Energjia elektrike”

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) në bashkëpunim me organizatën gjermane GIZ, sot do të organizojnë forumin e biznesit me temën “Pengesa qindra milionëshe: Energjia elektrike”.

Në këtë forum biznesi përveç pjesëmarrjes së përfaqësuesve institucional dhe atyre nga sfera e biznesit Kosovar, pjesëmarrës do të jenë edhe zyrtarët e KEDS-it, KEK-ut dhe Zyra e Rregullatorit për Energji që nga këndvështrimi i tyre të diskutojnë mundësitë e tejkalimit të kësaj gjendje dhe potencialisht bizneseve tu ofrohet një ambient më i përshtatshëm që të ushtrojnë aktivitetin e tyre biznesor.

Organizimi i këtij forumi biznesi ka për qëllim që t’u mundësojë bizneseve që të flasin haptas për njërën ndër barrierat kryesore që ata kanë, dhe që është kostoja e lartë e energjisë elektrike.


Gjithashtu, do të jetë një mundësi e mirë për diskutuar mes akterëve relevant shkallën e problemit që paraqet kjo komponentë, si dhe të zhvillohen ide të reja për t’i ndihmuar ndërmarrësit në tejkalimin e barrierave të të bërit biznes.

OEK-u dhe GIZ gjatë këtij forumi biznesi do të prezantojnë rezultatet e të gjeturave nga studimi me kompanitë që kanë ranguar “koston e energjisë” në mesin e barrierave më të mëdha të të bërit biznes. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

E Bukura e Dheut
Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ekonomi
Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Auto Mita
Central Park sjell

Central Park sjell "Botën Tënde të Aventurave" edhe këtë vikend!

Central Park
Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs
Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova Agency
Kalo në kategori