LAJMI I FUNDIT:

Mbahet gara e matematikës “Kangaroo” edhe në Kosove me mbi 4 mijë pjesëmarrës

Mbahet gara e matematikës “Kangaroo” edhe në Kosove me mbi 4 mijë pjesëmarrës

Mbahet gara ndërkombëtare Sot është mbajtur gara e matematikës “Kangaroo” e cila përfshinë rreth 80 vende të botës dhe më shumë se 6 milion nxënës. Ne Kosovë gara është mbajtur në 22 komuna dhe ka përfshirë mbi 4,000 nxënës nga klasa e 1-rë deri në të 12-ën.

Kjo garë qëllim kryesor e ka përhapjen dhe popullarizimin e matematikës te çdo shtet anëtar i saj. Për më shumë, qëllimi i garës “Kangaroo” është që t’i motivojë sa më shumë nxënësit për ta studiuar matematikën, dhe për të plotësuar veprimtari të tjera të cilat ndërlidhen me matematikën.


Vitin e kaluar nxënësit Instituti ATOMI ka përzgjedhur 55 nxënësit më të suksesshëm të Garës Kangaroo 2018 në Kosovë, të cilët janë certifikuar, si dhe janë ndarë edhe medaljet dhe shpërblimet me libra për më të suksesshmit e Garës Kangaroo 2018 për secilën kategori dhe për më të suksesshmit në nivel vendi. Nga 55 nxënësit e përzgjedhur nga Gara Ndërkombëtare e Matematikës “Kangaroo” 2018, janë formuar tri grupe të ndryshme për kurse të avancuara në lëndën e matematikës.

Edhe nxënësit me te suksesshëm të vitit 2019 do të certifikohen dhe të shpërblehen me çmime dhe mundësinë të ndjekin kurset e avancuara për të zgjeruar më tutje njohuritë e tyre të fushës.

Asociacioni Kangourou Sans Frontières (AKSF) është një organizatë ndërkombëtare që bashkon personalitete të shumta nga bota e matematikës dhe është përgjegjëse për organizimin e garës “Kangaroo”. Instituti ATOMI (Kosova) kishte marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në AKSF dhe ishte autorizuar për organizimin e Garës Ndërkombëtare së Matematikës “Kangaroo” në Kosovë për vitin 2017, nën mbikëqyrjen e Presidentit të AKSF-së.

Falë organizimit të suksesshëm nga Instituti ATOMI të Garës “Kangaroo” në Kosovë në vitin 2017 nën mbikëqyrje nga AKSF, Instituti ATOMI (Kosova) ka siguruar anëtarësim të plotë si anëtare me të drejta të plota në AKSF, ku janë të anëtarësuar rreth 80 shtete të botës dhe organizatat respektive të këtyre shteteve të autorizuara nga AKSF./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori