LAJMI I FUNDIT:

Mbahet edicioni i tretë i Festivalit të Gjelbër

Mbahet edicioni i tretë i Festivalit të Gjelbër

Në edicionin e tretë të Festivalit të Gjelbër do të ketë më shumë se 40 kompani të gjelbra të cilat do të paraqesin produktet dhe shërbimet e tyre.

Në këtë festival do të marrin pjesë ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë duke shpjeguar për trendët në riciklim, efiçiencë të energjisë dhe energji të ripërtërishme.


Festivali i Gjelbër organizohet nga USAID EMPOWER Sektori Privat në partneritet me Agjencinë Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Klubi i Prodhuesve të Kosovës dhe mbështetet nga GIZ, Ambasada Holandeze në Kosovë, ProCredit Bank, TEB dhe GEFF në Kosovë.

Ky festival do të mbahet nga data 19-21 shtator 2018 në sallën 1 Tetori në Prishtinë. /Telegrafi/