LAJMI I FUNDIT:

Mbahet ankandi i njëmbëdhjetë i letrave me vlerë për vitin 2019

Mbahet ankandi i njëmbëdhjetë i letrave me vlerë për vitin 2019

Ministria e Financave njofton se më 30 korrik 2019 do të mbahet ankandi i njëmbëdhjetë me radhë për vitin 2019.

Në këtë ankand, do të bëhet ri-hapja e obligacionit me maturitet 10 vjeçar të emetuar paraprakisht më 31 korrik 2018. Vlera e emetuar do të jetë 10 milionë euro me frekuencë të pagesës së interesit çdo 6 muaj.

“Investimi në Obligacione është investim i sigurt i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (10 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Ministria thotë se për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë duhet të kontaktohet ndonjërën nga bankat komerciale që operojnë në Kosovë. /Telegrafi/