LAJMI I FUNDIT:

Mazda do të sjellë së shpejti një makinë të re misterioze (Foto)

Mazda do të sjellë së shpejti një makinë të re misterioze (Foto)

Asnjë detaj, se çfarë makine do të jetë

Sapo ka filluar Detroit Auto Show dhe që tani u shfaqën befasitë e para si Toyota Supra, apo Ford Mustang Shelby GT500 që pritet të shfaqet në çdo moment, transmeton Telegrafi. Derisa shumë prodhues pritet të paraqiten, të tjerë nuk po marrin pjesë sepse po përgatiten për Geneva Motor Show që zhvillohet gjatë muajit mars.


Është pikërisht ky aktivitet evropian, ku Mazda do të jetë nikoqire e “premierës botërore të një makine të re”, megjithëse nuk ka dhënë asnjë detaj se për çfarë bëhet fjalë. Në të njëjtën kohë, Prodhuesi japonez Mazda ka bërë të ditur se do të paraqitet në vetëm një kontinent brenda vitit, që nënkupton se nuk do të jetë në Frankfurt Motor Show që zhvillohet në shtator.

Kjo nuk lë shumë hapësirë për komentim, vetëm se dihet që Mazda3 debutoi në LA Auto Show, teksa CX-5 ka dy vjet që janë në treg, të cilat pritet të mos jenë mundësi për këtë makinë misterioze. Derisa Mazda6 ka vetëm një vjet që është paraqitur, një ndryshim ka i shpejtë nuk do ishte aspak i pritshëm.

Mirëpo, MX-5 dhe CX-3 kanë treguar shenja të plakjes, duke hapur mundësinë q të jenë të afërta me makinën misterioze që do ta shohim brenda disa muajsh. /Telegrafi/