LAJMI I FUNDIT:

Maya, në zbulim të qytetërimit të humbur (Foto)

Maya, në zbulim të qytetërimit të humbur (Foto)

Një Pompei e gjitha amerikane, një Athinë në pyll. Mrekullitë e një populli të zhdukur

Një nga privilegjet e mëdha të Amerikës Qëndrore, është të jesh kujdestar i thesareve të paçmueshme, të lëna nga qytetërimi Maya: një pasuri e paçmuar që kontribuon të rrënjosë në këtë zonë një atmosferë më shkëlqim magjik.


“Rruga e Maya” rrëshqet përmes xhunglave të Amerikës Qëndrore dhe arrin të pushtojë udhëtarët me pasurinë e monumenteve enigmatike dhe me pasurinë e paçmueshme kulturore. Ja vendet më magjepsëse.

Karakoli, në Belizë – Piramida kryesore e Karakolit është quajtur Caana dhe me 46 metra lartësi është konsideruar një nga tempujt më të rëndësishëm të vendit. Ajo ngrihet mbi një kompleks që paraqet pesë sheshe, nga një observator astronomik dhe mijëra ndërtesa të tjera të identifikuara. Altarët e mëdhenj të tij e bëjnë këtë zonë me interes të veçantë, falë 18 shenjave të mëdha të zbuluara deri tani. Zona është zgjeruar me rreth 170 kilometra katror dhe mendohet që popullsia e saj arrin deri në 200 mijë banorë. Pllakat e shumta me mbishkrime të pranishme në këtë territor i referohen dinastisë që ka qeverisur qytetin.


Tikal, Guatemala

Pompei amerikane në El Salvador – Në La Libertad, El Salvador me distancë 30 minuta nga kryeqyteti, ngrihet një nga sitet arkeologjike më të rëndësishme të Amerikës Qendrore. Bëhet fjalë për fshatin bujqësor të Joya de Ceren, ku mund të vihen re shtëpi të ndryshme dhe ujëvara, të quajtura Tamazcal, që tregojnë se si ishte jeta e përditshme e banorëve të një fshati bujqësor, Maya, që u detyruan të braktisnin shtëpitë për shkak të një shpërthimi vullkanik që ndodhi rreth vitit 600 p.k. Jo rastësisht është quajtur si “Pompei i Amerikës”.


Honduras, Copan

Rrënojat enigmatike në Honduras – Rrënojat e Copanit, që ndodhen në pjesën perëndimore të Hondurasit, përfaqësojnë një sit arkeologjik me rëndësi maksimale për historinë e qytetërimit antik të Maya-ve. I njohur si një nga qendrat kryesore shkencore të periudhës klasike, ky vend ka qenë një observator astronomik dhe një qendër ceremoniale. I njohur si “Athina e Maya-ve”, është Trashëgimi Botërore e UNESCO-s nga viti 1980.


Honduras, skulpturë e Maya-ve

Tikali gjigandesk në Guatemala – Fazat më të rëndësishme të qytetërimit Maya, janë zhvilluar pikërsisht këtu, në Tikal. Përveç akomodimit të disa prej tempujve më të rëndësishëm të Guatemalës, ky sit arkeologjik është i njohur sidomos për tempullin e famshëm IV (ose tempulli i gjarpërinjve me dy koka), piramida e dytë Maya, më e larta e vendit (65 m lartësi), paraprirë vetëm nga “Danta”, tempulli i varrosur i El Miradorit. Në këtë strukturë është interesante të vësh re teknikën e ndërtimit, bazuar në platforma të ndryshme të mbivendosura. /GazetaShqip/

Në trend Fun

Më shumë
Video virale nga plazhi kroat: Gruaja dëshiroi moment romantik, burri ia prishi ‘ëndrrën’ asaj

Video virale nga plazhi kroat: Gruaja dëshiroi moment romantik, burri ia prishi ‘ëndrrën’ asaj

Fun
Ky specialitet japonez është bërë viral: A do të guxonit ta provonit?

Ky specialitet japonez është bërë viral: A do të guxonit ta provonit?

Fun
Një foto e një boshnjaku duke dekoruar një fasadë është bërë virale, duhet të shihni se si ia doli

Një foto e një boshnjaku duke dekoruar një fasadë është bërë virale, duhet të shihni se si ia doli

Fun
Skena e çuditshme në dasmë: Në vend të nuses, të gjithë shikonin “macen”

Skena e çuditshme në dasmë: Në vend të nuses, të gjithë shikonin “macen”

Fun
Iu deshën vetëm 48 orë që të demolojnë urën në Connecticut, pastrojnë terrenin dhe lëshojnë rrugën poshtë saj për qarkullim

Iu deshën vetëm 48 orë që të demolojnë urën në Connecticut, pastrojnë terrenin dhe lëshojnë rrugën poshtë saj për qarkullim

Interesante
Si do të tingëllonte nëse macet do të shkonin në Eurovision - shikoni videon gazmore të kafshëve

Si do të tingëllonte nëse macet do të shkonin në Eurovision - shikoni videon gazmore të kafshëve

Fun
Kalo në kategori