LAJMI I FUNDIT:

Mavraj: Hashim Thaçi është një qendërsulmues i rrezikshëm! (Video)

Mavraj: Hashim Thaçi është një qendërsulmues i rrezikshëm! (Video)

Njëri ndër organizatorët e protestave studentore të vitit 1997 gjatë një rrëfimi në emisionin “Personale” të TV Dukagjinit, ka folur edhe për figurën e tanimë presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.

Që në fillim të vlerësimit të tij për figurën e Thaçit, Mavraj ka dhënë një vlerësim interesant, përcjell Telegrafi.

Mavraj: Ibrahim Rugova na tha se do të derdhej gjaku deri në gju (Video)
Lexo po ashtu Mavraj: Ibrahim Rugova na tha se do të derdhej gjaku deri në gju (Video)

“Ky është qendërsulmues i rrezikshëm”, ka qenë vlerësimi i parë i Mavrajt.

Duke dashur ta elaborojë më shumë këtë, Mavraj ka thënë se “Thaçi është person interesant, person misterioz, i çiltër ndonjëherë, por në përgjithësi më së miri e kupton politikën dhe din të bëjë politikë më së miri”.

“Ky dhe disa të tjerë që janë ose s’janë gjallë nuk janë të aftë të bëjnë politika lokale, por në staza të gjata janë të aftë të bëjnë politikë, dhe dinë me ia kriju vetes atë strofullën historike, ku dikush ndonjëherë ka me i përmend”.

“Mendoj se ka një intuitë të zhvilluar si politikan dhe është një substrakt i disa prej figurave, edhe të dashura edhe të frikshme. Ky është kombinim i disave – të shkathtësive të Ali Pash Tepelenës për dredhi në politikë. Pastaj të disa politikanëve tjerë, ka diçka prej Ahmet zogut, Enver Hoxhës, ka diçka prej politikanëve modern, ka diçka nga vetja”.

“Cilësitë e tij në politikë, pavarësisht prej asaj që e shajnë ose e lavdërojnë, nuk i kanë shumë prej njerëzve që udhëheqin politikë sot në Kosovë”.

“Nuk mund të them se është një model, por se është i veçantë”, ka thënë Mavraj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori