LAJMI I FUNDIT:

Maturantët malazias i këndojnë Malit të Zi, Serbizmit, Kosovës,…

Maturantët malazias i këndojnë Malit të Zi, Serbizmit, Kosovës,…

Që nga jugu deri në veri, maturantët e Malit të Zi këndojnë me sa zë kanë për Malin e Zi, për Kosmetin, serbizimin, Obiliqin, Njegoshin, Llovqenin, pavarësisht se kjo pjesa e dytë tash e një kohë ua shurdhon veshët zyrtarëve të institucioneve shtetërore, shkruan sot “V.Novosti” i Beogradit, transmeton Koha.net.

“Më kot imponohet identiteti i huaj. Rinia në mënyrën më të mirë i dërgon mesazhe regjimit për atë se çfarë është ngulitur në gjenet e saj. Pa inspirim nuk shkohet në botë”, citon kjo gazetë profesorin e gjuhës serbe, Sllobodan Çuroviqin.


Një video e xhiruar në shkollën fillore të Nikshiqit (Mali i Zi), ishte bërë hit në rrjetet sociale.

Xhirimi tregon nxënësit duke kënduar “Nga Kosova agon drita”, pavarësisht shqetësimeve të profesorit, i cili i kishte nxjerrë nga klasa dhe u kishte shqiptuar vërejtje, shkruan kjo gazetë.

Furtunë në opinion kishin shkaktuar nxënësit e gjimnazit të Danillovgradit, kur në hollin e tij performuan kundër NATO-s, duke hedhur nëpër korridore avionë prej letre.