LAJMI I FUNDIT:

Matura shtetërore në Maqedoni do të zbatohet sipas afateve ligjore

Matura shtetërore në Maqedoni do të zbatohet sipas afateve ligjore

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska thotë se matura shtetërore do të zbatohet sipas afateve ligjore nëse situata me epideminë mbetet siç është tani.

Sipas saj, sistemi arsimor është i sigurt dhe se këtë e dëshmojnë edhe numrat që vazhdimisht dhe në mënyrë transparente publikohen që nuk ka bartje të virusit në shkolla.


Në deklaratë për media, ministrja Carovska bëri të ditur se deri dje me mësimin me prani fizike ka pasur rreth 70 nxënës me virus, apo më pak se 0.06% dhe 160 mësimdhënës që është më pak se 1%.

“Matura shtetërore është e detyrueshme për shkak se në këtë mënyrë mund të regjistrohen në fakultet. Është një nivel i caktuar i dijes dhe vërtetimit të asaj dije. Kompromis me cilësinë nuk duhet të bëhet në shtet që bëhen gati drejt kritereve evropiane”, tha Carovska duke shtuar se maturantët duhet të paraqesin maturën shtetërore deri në afatin ligjor, pra deri më 31 dhjetor./Telegrafi/