Matuidi mund të luajë si mbrojtës krahu ndaj Spalit
279:"NANJING, CHINA - JULY 24: Blaise Matuidi of Juventus is seen on arrival at the stadium prior to the International Champions Cup match between Juventus and FC Internazionale at the Nanjing Olympic Center Stadium on July 24, 2019 in Nanjing, China. (Photo by Fred Lee/Getty Images) 12:"Getty Images
Raportohet se mesfushori i Juventusit, Blaise Matuidi, mund të ndryshojë pozitë për ndeshjen ndaj Spalit në Serie A të shtunën.
Në mungesë të Alex Sandros (i cili është në Brazil për shkak të vdekjes së gjyshes) dhe lëndimit të Danilos dhe Mattia De Sciglios, është menduar që francezi të luajë në krah të mbrojtjes, shkruan Corriere della Sera.
Kujtojmë se 32-vjeçari gjatë kohës sa ishte te St Etienne në kampionatin francez ka luajtur si mbrojtës anësor.
Në rast se kjo dështon, atëherë Maurizio Sarri mund të luajë me tre qendërmbrojtës, duke promovuar në ekip mbrojtësin e ekipit U-23, Pietro Beruatto.
Aktualisht Zonja e Vjetër luan me Juan Cuadradon, i cili angazhohet edhe si anësor në fazën ofensive, por edhe si mbrojtës krahu. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























