LAJMI I FUNDIT:

Mattarella: Italia gjithmonë do të qëndroj përkrah Maqedonisë në rrugën drejt reformave dhe BE-së

Mattarella: Italia gjithmonë do të qëndroj përkrah Maqedonisë në rrugën drejt reformave dhe BE-së

“Me kënaqësi të madhe e ndiqnim informacionin në korrik se përfundimisht do të fillojnë bisedimet për hyrje të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Ajo që është me vonesë, për fat të keq, nuk ishte e arsyeshme, por vendimi që të fillojnë bisedimet, megjithatë, e përmbushi përpjekjen të cilën e bëri BE-ja drejt Maqedonisë së Veriut”, theksoi presidenti i Italisë, Serxho Mattarella.

Në konferencën e përbashkët me shefin e shtetit, Stevo Pendarovski, Mattarella tha se ky është konfirmim i angazhimit të Maqedonisë së Veriut dhe i të gjitha vendeve të cilat, siç tha, me vendosmëri e mbështesnin Maqedoninë, siç këtë e bëri Italia.


“Dëshiroj të nënvizoj publikisht se vlerësojmë durimin dhe përpjekjen që ka bërë Maqedonia e Veriut për të kapërcyer të gjitha vështirësitë dhe në drejtim të marrëdhënieve më të mira dhe pozitive me fqinjët e saj. Bëhet fjalë për hapa përpara që Italia ka ndjekur dhe mbështetur gjithmonë në marrëdhëniet e saj me Sofjen. Unioni është e ardhmja jonë e përbashkët, është bindja jonë, të cilën e themi kudo. Pa hyrjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, Unioni nuk do të jetë i plotë dhe kjo hyrje është e nevojshme për të përfunduar për të integruar të gjithë kontinentin”, tha Mattarella.

Theksoi se Italia vazhdimisht do të jetë në anën e Maqedonisë së Veriut në rrugën të cilën duhet ta ecë, në rrugën e reformave që të mbërrijë në BE.

“Shpresojmë se ky proces do të jetë më i shkurtër që plotësisht të arrihet anëtarësimi në Bashkimin Evropian”, tha Mattarella i cili për vizitë në vendin tonë vjen 23 vjet nga vizita e fundit e ndonjë presidenti italian.

Pendarovski e falënderoi Italinë për mbështetjen e politikës së zgjerimit të BE-së dhe mbështetjen e pa kontestuar për ne në atë kontekst.

“Duke pasur parasysh se në periudhën në vijim presim punë të palodhur dhe investim të të gjitha kapaciteteve kombëtare, përvojat që Italia është e gatshme të ndajë me ne do të jenë vërtet të dobishme. Gjatë bisedimeve, theksova se Maqedonia e Veriut mbetet një partner i besueshëm i Unionit në përballjen me sfidat aktuale gjeopolitike dhe të sigurisë, gjë që dëshmohet edhe nga fakti i përputhshmërisë sonë një qind përqind me politikën e përbashkët evropiane të sigurisë dhe mbrojtjes të Unionit”, tha Pendarovski në konferencën për media.

Si aleatë në NATO, shtoi shefi i shtetit, me presidentin e Italisë, Mattarella kanë shkëmbyer mendime dhe informacione për luftën në Ukrainë dhe e kanë riafimruar thirrjen për ndërprerje urgjente të agresionit rus ndaj një shteti sovran.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori