LAJMI I FUNDIT:

Mason Greenwood rrezikon të gjobitet nga Getafe pasi ka thyer protokollin e klubit

Mason Greenwood rrezikon të gjobitet nga Getafe pasi ka thyer protokollin e klubit

I huazuari i Manchester United, Mason Greenwood u pa duke blerë një ushqim nga Burger King me babain e tij, pasi trajneri i Getafes, Jose Bordalas, i kishte ndaluar lojtarët nga ushqimi i padëshiruar, duke rrezikuar të gjobitej në proces.

Sulmuesi anglez po kalon sezonin në skuadrën spanjolle, pasi nuk arriti të gjejë një dalje të përhershme nga Old Trafford pasi iu tha se nuk do të kthehej në skuadrën e Erik ten Hag.


Greenwood është mirëpritur nga klubi i La Ligas, por rrezikoi të disiplinohej pasi doli kundër urdhrave të rrepta të trajnerit të tij.

Greenwood merr vendim për të ardhmen e tij pas largimit nga Man Utd
Lexo po ashtu Greenwood merr vendim për të ardhmen e tij pas largimit nga Man Utd

Sipas The Sun, Bordalas peshon në mënyrë rutinore lojtarët e tij dhe ata më pas gjobiten nëse konsiderohen shumë të rëndë si rezultat i ushqimit të shpejtë.

Por, Greenwood ishte në Burger King me babain e tij Andrew pas seancës stërvitore të së premtes në Madrid, ndërsa babait i tij hyri brenda për të blerë dy racione ushqimore nga restoranti që mund ta çojë 22-vjeçarin në përplasje të nxehtë me Bordalas, nëse një nga ato ishte për lojtarin.

Mbetet e paqartë nëse i huazuari i United ka një përjashtim të veçantë nga rregulli dhe klubi ende nuk ka komentuar publikisht nëse ai është ndëshkuar, por Greenwood luajti 78 minuta të nesërmen pasi Getafe barazoi 1-1 në shtëpi ndaj Real Betis. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Kalo në kategori