LAJMI I FUNDIT:

Maska

Maska

Abdirahim Idrizi
Poliklinika “Galaxy”
abdirahimidrizi@gmail.com

Dua që njerëzit e mi dhe të gjithë njerëzit të jetojnë të lumtur dhe pa brenga. Për të qenë të lumtur ju duhet të largoni maskat. Mos krijoni modele, duhet të pushoni të krijoni modele.


Njeriu duhet të jetë i vërtetë dhe origjinal, duhet sa më parë të largojë maskën dhe të bëhet vetvetja, të jetë ai/ajo që është. Mos lakmoni, mos krijoni maska, mos lejoni mendjet tuaja të ëndërrojnë dhe të jetoni në iluzione. Nëse tash ne jemi lidhur nëpërmjet librit, ju komunikoni drejtpërdrejt me autorin. Kjo është e vërteta, që ju të vazhdoni të lexoni dhe gjithçka që ju pëlqen ta praktikoni në jetën e përditshme. Shpesh na ndodh që të zemërohemi, kur gjërat nuk shkojnë mirë, ose kalojmë çaste të këqija në jetë për shkak të rrethanave. Mundohesh të japësh një përshtypje të mirë, por nëse trupi dhe mendja nuk janë të qetë, janë të tendosur, simptomat që vërehen janë shumë të rrezikshme për shëndetin. Në të vërtetë, frika shkaktohet nga një pasiguri e brendshme, pasiguria për të cilën as nuk je i vetëdijshëm.

Personat që janë labilë, shkatërrojnë aftësitë e njerëzve për t’u bashkuar me njëri- tjetrin. Ikja prej realitetit, mos guximi që të përballemi me të vërtetën, për shumicën prej nesh, do të na shpie deri te mbyllja pas një maske të padukshme, të cilën nuk guxojmë ta largojmë dhe nuk e marrim guximin ta pranojmë realitetin. Ai person që kërkon ndihmën e Adias largon maskën. Njerëzit fshihen pas maskave, njerëzit kanë maska në shtëpi, në punë, në rrugë. Nëse vërej se dikush më përcjell, më shikon, në punë, në ecje, menjëherë ndryshoj sjelljen. Jam në dilemë nëse duhet ta hap derën a të mos e hap, nuk guxoj të largoj perdet. Pra, maskat i përdorim për t’i ikur realitetit, kemi shumë fytyra dhe kjo do të thotë që jemi agorafobikë.

E gjithë kjo sjellje jona, shkakton dhimbje, prandaj duhet të ndryshojmë mënyrën e jetesës që t’iu ikim problemeve dhe dhimbjeve. Nuk është lehtë t’iu shmangemi problemeve, por ju lutem të mos i anashkaloni. Përballuni me problemin dhe me dhimbjen. Sa më parë aq më lehtë do ta keni. Mund të duket e çuditshme, e pabesueshme këmbëngulja e juaj që problemin, dhimbjen ta transformoni, sepse njeriu ka fuqi të brendshme, për të qenë komod me vetveten. Ky veprim është në funksion. Të gjithë njerëzit e posedojnë fuqinë e brendshme, por njeriu shumë pak arrin ta vë në përdorim. Vetëdija e njeriut që e përcjell tërë jetën është një maskë (të bëhem si dikush). Vetëdija te njeriu është sinonim. Ky është perceptim për atë çfarë jam unë.

Sa më parë pranojmë realitetin e statutit tonë dhe që maska të mos bëhet pjesë e qenies sonë. Megjithatë ka disa forma të ndërlikuara dhe të parapërgatitura. Pse të tjerët janë më të pasur, pse të tjerët kanë tituj e grada?! Kështu shfaqet dyshimi i perceptimit. E dimë shumë mirë se fëmijët janë të zhveshur nga këto sjellje, por me kalimin i kohës vjen si rezultat që merr përmasa. Kjo sjellje është rezultat i trashëguar nga tradita dhe rrethi dhe kështu na përcjell deri në moshë të shtyrë. Pranoj se kam qenë i tillë, por prapëseprapë nuk krahasohet me atë që sot jam, me atë, që jam për të tjerët. Krahasimet me të tjerë persona, janë jo reale. Mundohem të lidh distancën nga brenda, jashtë perspektivës, që të qenit vetvetja nuk justifikohet ashtu si unë për të tjerët.

Kur jam vetëm, jam i qetë në qetësinë time, me Zotin dhe shpirtin tim. Në vetmi të plotë, në një qetësi reale, nuk ka vulgaritet. Vetëm shpirti zbulon atë që jam në të vërtetë. Kështu që trupi im është i përkohshëm, por në këtë jetë është i pandashëm nga shpirti. Nëse duam të njohim marrëdhëniet e qenies njerëzore me qenien e vetvetes, nuk mund të kënaqemi, duhet t’iu japim përgjigje dy pyetjeve mjaft delikate. E para, ekzistencës së trupit, pastaj e dyta, marrëdhënieve të trupit me shpirtin.

Në këtë botë njeriu përballet me shumë fenomene, por fenomeni i brendshëm që shfaqet në jetë është, ajo që mund të marrë përmasa negative ndaj vetes. Në hyrjen tonë kemi përcaktuar njohjen tonë, zbulimin e brendshëm të vetëdijes, për të cilën vetëdije në brendi është tjetër, kurse nga jashtë është tjetër. Njohja jonë për të cilën mohon një transcendencë për të ardhmen, njohja duhet të jetë e lirë, por nuk është vendimtare dhe duhet të çlirohemi nga kufizimet e negativizmave. Të gjitha këto të bëjnë të ngurtë dhe jo interesant për të tjerët. E di, nuk është lehtë ta largosh nga mendja jote pasigurinë e kësaj kategorie. Për personin e luhatshëm faktet dhe logjika nuk funksionojnë. Personat e pasigurt shpeshherë ndërmarrin iniciativa gati të pamundura për të arritur qëllime që shpresojnë në sukses. Personat e pasigurt janë kaq të shqetësuar nga përshtypja, saqë nuk arrijnë të japin nga vetja asgjë.

Shumë me rëndësi është komunikimi dhe marrëdhëniet e mira me njerëzit. Mundësitë janë të shumta, vetëm duhet të mos hezitojmë për idetë dhe nevojat tona. Duhet të kërkojmë nga profesionistë, sepse në Ballkan idetë shpeshherë janë falas, nuk kushtojnë asgjë, ama vlejnë shumë. Interesante është që brenda secilit prej nesh ekzistojnë shumë dyshime. Herë pas here jemi nervoz, herë turpërohemi nga vetja dhe kështu vazhdojmë të jemi nën stres dhe maska përdoret për mbrojtje. Për dobësitë tona, nuk mund të shkëputemi nga kjo sjellje. Maskat vihen në përdorim kur ne turpërohemi. Maskat janë ajo që nuk duhet të jemi. Imazhi ynë na ndjek kudo që shkojmë, ai është si hije.

Psikiatri i famshëm Zviceran, Carl G. Jung, deklaron se çdokush ka një maskë, pavarësisht nga sukseset, talenti ose bukuria. Maska është një nga ‘arketipat’ që e mbartin që nga lindja. Të gjithë lindim me një ide se si duhet të jetë një nënë, një baba, Zoti dhe secili prej tyre ka një ndikim të thellë në perceptimin tënd për jetën dhe botën. Maska është model për t’u paraqitur ndaj të tjerëve, ajo ndikon në perceptimin për njerëzit. Maska përcakton, se si do ta shohësh veten. Ti ndihesh i pasigurt për veten, ashtu që nuk mund t’i shmangesh një defekti të caktuar. Paramendo, je para pasqyrës dhe vëren se dikush të shikon. Menjëherë merr qëndrim tjetër siç dëshirojmë. Ose je para një grupi njerëzish që të bëjnë të ndihesh në siklet, i pasigurt dhe ndryshon sjelljen tënde, je i vëmendshëm në çdo gjë që bën.

Gjithashtu këto janë emocione që të pushtojnë. Pasi morëm shembuj këto sjellje, atëherë largojeni maskën, largojeni dyshimin dhe çlirohuni nga kjo ndjesi. Maskat e secilit prej nesh janë të ndryshme. Të gjitha llojet e maskave janë të sikletshme. Njerëzit rrinë pranë njëri-tjetrit në shoqëri, duke u fshehur prapa maskës se gjoja krejtësisht jemi në rregull, duke u shtirur se dimë diçka, sepse na është thënë që duhet të dimë e të mbajmë me vete çdo gjë. Kjo është ndjesia, mbyllja në vete, mbyllja ndaj të tjerëve. Maska është burim i konflikteve të brendshme të njeriut. Ne nuk shohim brenda vetes se kemi shumë vlera. Këto vlera nuk arrijmë t’i shpalosim, sepse merremi me vlerat e të tjerëve. Ne reagojmë menjëherë, duke kërkuar jashtë nesh gjurmët e vlerave tona. Ne mundohemi që njerëzve tua tërheqim vëmendjen, i adhurojnë njerëzit e famshëm. Njerëzit e famshëm janë të njohur gjithandej. Ne mendojmë se ata duhet të jenë dhe janë të lumtur dhe të sigurt. Por, realiteti është ndryshe. Ngritja e shpejtë e personave nga kontrabanda, drogat, bizneset e dyshimta, poshtërimet e personave publikë që merren me politikë dhe vendosja e këtyre personave në qendër të vëmendjes, u jep atyre mbivlerësim dhe pastaj shfrytëzojnë nevojat tona për interesat e tyre.

Vlerësimi i të tjerëve me arsye, është përkrahje, është sukses. Ndjenjë e mirë është të jesh i vlefshëm, të jesh i dalluar, por kur dikush sillet ashtu siç nuk është, pretendon të rrisë autoritetin. Në këtë mënyrë ua atribuojmë karizmin, duke krijuar persona karizmatikë me vlera që nuk i kanë. Kurse përkrahja, vlerësimi nga personat e dyshimtë është interes, është tallje dhe shumë shpejtë zhduket. Kur je vetëm, brenda vetes sheh maskën, e cila të bën të ndihesh i turpëruar dhe inferior. Kur kërkon miratimin e të tjerëve, ti u jep atyre pushtet dhe ata bëhen figura autoritare që përcaktojnë vlerat e tua.

Pushtetarët sillen si perandorë, ata japin gjykimin final për suksesin dhe vlerat tua. Nuk është lehtë të përshtatesh ndaj pushtetarëve. Ti, toleron gjithçka sepse je i varur dhe kjo është maska që e mban të fshehur brenda vetes dhe e përdor kundër personalitetit tënd. Personat publikë, të djathtë, e të majtë, u atribuohen pushteti dhe ata përcaktojnë vlerat e të tjerëve. Pushteti, pasuria, titujt, grada, por edhe torturat e ndryshme vijnë nga jashtë. Të gjitha këto janë të jashtme, prandaj pajtohu me gjendjen tënde reale, elimino dyshimin, sepse ato janë vlerat tua të brendshme.

Njeriut duhet të përcaktohet kujt i takon. Nëse e di cili je, kush je, duhet të largosh paragjykimet, ideologjitë, duhet të jetosh komod, duhet të pushosh të qenit dikush tjetër, sepse ti je vetvetja. Për ty të gjithë njerëzit janë të njëjtë, si mysliman, i krishterë, ty nuk të interesojnë ideologjitë, partitë, s’të interesojnë a është i bardh a i zi, indian apo amerikan, kinez apo japonez, sepse të gjitha këto gjëra janë, pasuri në këtë botë. Prandaj o njeri, mos u brengos, por nëse nuk do të dish se cili je është një përvojë e dhimbshme. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta

Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?

Stil
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Bionde apo zeshkane? 9 gjërat që meshkujt mendojnë për flokët tuaj

Bionde apo zeshkane? 9 gjërat që meshkujt mendojnë për flokët tuaj

Lifestyle
Kalo në kategori