LAJMI I FUNDIT:

Mashtroi organet e drejtësisë duke i vënë në lajthitje se burri kishte ushtruar dhunë ndaj saj – një vit pas arrestohet e dyshuara nga Lipjani

Mashtroi organet e drejtësisë duke i vënë në lajthitje se burri kishte ushtruar dhunë ndaj saj – një vit pas arrestohet e dyshuara nga Lipjani

Prokuroria Themelore në Prishtinë, sot ka informuar se ka ndalur një grua në Lipjan, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”.

Sipas prokurorisë, dyshohet se gruaja ka bërë raportim të rremë pranë organeve të rendit, më 21.04.2021, kundër bashkëshortit të saj, për veprën penale “Dhunë në familje”, ndaj të cilit është zhvilluar procedurë penale dhe i njëjti është shpallur fajtor me vendim të Gjykatës kompetente.

“Bashkëshorti i saj ka ushtruar kallëzim penal kundër të dyshuarës, për shkak të lajmërimit apo kallëzimit të rremë në polici, në vitin 2021 (rasti i lartcekur) dhe se në incizimin të cilin e posedon Prokurori i Shtetit, i ofruar si dëshmi nga tani i dëmtuari, e njëjta e pranon se në vitin 2021 ka gënjyer organet e hetuesisë me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete.”, është bërë e ditur në komunikatë.


Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj të dyshuarës, në gjykatën kompetente. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë

Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë

Siguri
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Lajme
Hidhen mjete piroteknike drejt Kryeministrisë, lëndohen tre punonjës policie

Hidhen mjete piroteknike drejt Kryeministrisë, lëndohen tre punonjës policie

Lajme
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Lajme
Arrestohet një person për ushtrim presioni ndaj komunitetit rom në veri për të votuar Listën Serbe​

Arrestohet një person për ushtrim presioni ndaj komunitetit rom në veri për të votuar Listën Serbe​

Lajme
Votojnë ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Votojnë ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Lajme
Kalo në kategori