LAJMI I FUNDIT:

Mashtrime përmes call center, autoritet italiane dhe shqiptare bashkëpunojnë për zbardhjen e rasteve

Mashtrime përmes call center, autoritet italiane dhe shqiptare bashkëpunojnë për zbardhjen e rasteve
Foto: Ilustrim

Policia italiane ka zhvilluar një operacion të përbashkët me Strukturën e Posaçme (SPAK), në fushën e mashtrimeve me kriptovalutë përmes bursës fiktive online.

Prokuroria e Pordenone-s ka lëshuar ka lëshuar tre masa ndalimi dhe pesë kontrolle e inspektime në territorin shqiptar.


Teknikat komplekse tradicionale dhe të hetimit kibernetik kanë nxjerrë në dritë një skemë kriminale veçanërisht komplekse, e cila përfshinte pastrimin e shumave të vjedhura në vende të ndryshme anëtare të BE-së, përfshirë Qipron, Lituaninë, Estoninë, Holandën dhe Gjermaninë dhe shndërrimin e tyre në kripto-valuta.

Masat paraprake dhe dekretet e kontrollit u kryen ndaj shtetasve shqiptarë, të gjithë banues në Tiranë dhe pjesë e një organizate që dyshohet se ka mashtruar disa qindra shtetas italianë.

Shuma e mashtrimit është disa milionë euro, por kjo mund të jetë vetëm maja e ajsbergut; vetëm pas analizës së sistemeve kompjuterike të sekuestruara do të mund të përcaktohen shumat reale.

Në rrjedhën e më shumë se 42,000 përgjimeve telefonike të kryera nga hetuesit italianë, u zbulua se sa të aftë ishin mashtruesit në përdorimin e teknikave reale të bindjes dhe plagjiaturës, deri në atë pikë sa i bindnin viktimat të merrnin borxhe dhe të paguanin, me kalimin e kohës, disa qindra mijëra euro.

Nga hetimet telematike u zbuluan rreth 90 mijë kontakte telefonike të shtetasve italianë, për përdorim të operatorëve call center.

Si rezultat i aktivitetit në Tiranë u sekuestruan dy call center dhe 60 kompjuterë.

Në të njëjtën kohë, në Itali u sekuestrua edhe serveri i përdorur nga organizata për të mbuluar gjurmët e saj kompjuterike dhe për të penguar hetimet. /Euronews Albania/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori