Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën edhe këtë vit ka theksuar se cilësia e arsimit vazhdon të mbetet e dobët dhe e njëjta ka nevojë të përmirësohet konsiderueshëm.
Këto të gjetura po vlerësohet se kanë qenë të pritura nga qeveria e nga shoqëria civile, derisa potencohet që këto të gjetura duhet të merren seriozisht për të pasur përmirësim të cilësisë së arsimit.
Përkundër kritikave për cilësi të arsimit, Raporti i BE-së megjithatë ka vlerësuar se ka pasur progres të kufizuar në këtë sektor, ku përmendet përpjekja për përfshirjen e grupeve të margjinalizuara, trajnimet e MASHTI për ekipet për fëmijët me nevoja të veçanta dhe punën e Agjencisë së Kosovës për Akreditim për anëtarësim në ENQA dhe EQAR.
Për shkak të adresimit të pjesshëm të rekomandimeve nga viti i kaluar, Komisioni Evropian ripërtëritë të njëjtat rekomandime, duke nënvizuar se Kosova duhet të zbatojë mekanizmat e sigurimit të cilësisë, përfundimin e implementimit të kornizës së re kurrikulare për arsimin parauniversitar për tekste cilësore dhe trajnim të qëndrueshëm për mësimdhënësit.
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, deklaron se duhet të punohet shumë për të përmirësuar cilësisë në arsim, por që shprehet se si qeveri janë të përkushtuar në këtë drejtim.
Nagavci thotë se përkundër qeverisjes relativisht të shkurtër në këtë raport janë shënuar disa zhvillime pozitive, teksa potencon se të gjitha rekomandimet që janë dhënë do të përfshihen në Planin Strategjik të Arsimit për vitin 2022-2026.
“Në lidhje me cilësinë në arsim të gjithë jemi dëshmitar se duhet të punojmë akoma shumë për të përmirësuar cilësinë në arsim dhe si ministri e Arsimit dhe qeveri e Republikës së Kosovës natyrisht që jemi të përkushtuar në këtë drejtim. Më gëzon fakti që ndonëse periudha e qeverisjes sonë është relativisht e shkurtër tashmë janë shënuar edhe në raport për vendin disa zhvillime pozitive në fushën e arsimit, konkretisht është përmendur si një gjë pozitive përzgjedhja e anëtarëve të KSHC-së…
Rekomandimet tjera janë pjesë e punës sonë, planifikimit që tashmë veçse e kemi bërë si ministri dhe të njëjtat po adresohen edhe në planin strategjik të arsimit për vitin 2022-2026 dhe po ashtu janë adresuar edhe në planifikimin e buxhetit i cili do të mundësojë shënimin e hapave pozitiv për vitin e ardhshëm”, thotë ajo.
Organizatat që merren me monitorimin e fushës së arsimit theksojnë se të gjeturat e këtij raporti duhet të merren seriozisht nëse synohet përmirësimi i cilësisë së arsimit.
Drejtori ekzekutiv i Institutit EdGuard, Rinor Qehaja, thotë se institucionet e Kosovës duhet të bëjnë adresimin e rekomandimeve të raportit si pikënisje për përmirësim të qëndrueshëm të cilësisë në arsim.
Në Raportin e BE-së theksohet se shteti investon buxhet shumë të ulët në fushën e arsimit apo vetëm 4.7 për qind të GDP-së, e për këtë Qehaja thotë se rritja e buxhetit duhet të jetë prioritet i qeverisë.
“Ministria e Arsimit duhet të ketë përkushtim institucional që të prioritetizojë një reformë më të thellë në arsim, e pastaj kjo reformë do të na sillte outpute që i përgjigjen edhe kërkesave specifike të agjendës evropiane. Ndërkaq të përgjigjurit vetëm në agjendën evropiane kam frikë që do të na anashkalojë në shumë prioritete të tjera që në të vërtetë prekin sistemin tonë arsimor…
Fatkeqësisht investimi në arsim është kryesisht në kapital njerëzor, pra është në paga dhe mëditje, jo në investime të vërteta që do të rrisnin funksionimin e mekanizmave qoftë si ngritje të kapaciteteve, qoftë si infrastrukturë. Pra, të gjitha këto na rikthejnë tek i njëjti problem përgjatë gjithë sektorit që është një shfrytëzim hiç fare efiçientë i buxhetit për arsimin dhe hiç fare i destinuar për problemet e vërteta të arsimit”, thotë ai.
Në anën tjetër edhe drejtori i Qendrës për Arsim të Kosovës, Petrit Tahiri, thotë se kanë qenë të pritura rekomandimet e dhëna në Raportin e BE-së, teksa thekson se të njëjtat duhet të adresohen nga ana e MASHTI në Planin Strategjik të Arsimit 2022-2026.
“Duke marrë parasysh që për momentin jemi duke kaluar në proces të zhvillimit të planit strategjik të arsimit të Kosovës për pesë vitet e ardhshme, po ashtu edhe është duke u përgatitur plani strategjik në përgjithësi në Kosovë, atëherë mendojë që është koha e duhur që këto rekomandime të adresohen edhe në planet strategjike dhe të paraqiten aktivitetet apo edhe hapat, masat konkrete të cilat duhet të ndërmerren…
Prapë konsideroj që është ngritja e cilësisë në arsim dhe zbatimi i kurrikulës si dy prej elementeve ndoshta kryesore që kishin me sigurua ndoshta në vitet e ardhshme të kemi një rezultat më të mirë”, thekson ai.
Ndër rekomandimet e tjera në Raport është edhe rritja e ofrimit të arsimit dhe aftësimit profesional dhe rritja e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert