LAJMI I FUNDIT:

MASHTI merr vendim për ndarjen e bursave për nxënës në drejtimet deficitare në IAAP si dhe për vajzat në drejtimet teknike

MASHTI merr vendim për ndarjen e bursave për nxënës në drejtimet deficitare në IAAP si dhe për vajzat në drejtimet teknike
Foto: Arkiv

Me qëllim të përkrahjes më të madhe për Arsimin dhe Aftësimin Profesional dhe punësimit, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci ka nënshkruar vendimin për ndarjen e 90 bursave për nxënës të Institucioneve të Arsimit dhe Aftësimit Profesional (IAAP) në drejtimet deficitare, si dhe bursa për vajza në drejtimet teknike.

Këto bursa do të ndahen nga MAShTI dhe Projekti ‘LuxDev KSV/020’ për vitin shkollor 2021/2022. Numri i bursave nga MAShTI do të jetë 40 kurse nga Projekti i ‘LuxDev KSV/020’ do të jetë 50.


“MAShTI do të ndajë 20 bursa për nxënësit e IAAP-ve në drejtimet deficitare dhe 20 bursa për vajzat në drejtimet teknike. Ndërkaq, projekti i ‘LuxDev KSV/020’ do të ndajë 30 bursa për nxënësit e IAAP-ve në drejtimet deficitare dhe 20 bursa për vajzat në drejtimet teknike. Vlera e bursës do të jetë 500 euro për vit shkollor”, thuhet në njoftimin e bërë për media nga MASHTI.

Tutje, në njoftim thuhet se “konkursi pritet të shpallet bashkë me konkursin për regjistrimin e nxënësve në klasat e dhjeta”.

“MAShTI fton nxënësit që do të regjistrohen në institucioneve e arsimit profesional, si dhe vajzat në drejtimet teknike, që të aplikojnë për këto bursa. Bursat do të ndahen për nxënësit që i plotësojnë kriteret e përcaktuara sipas UA 136/2020”, vijon njoftimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme

"S'ka më punësim të kunatave në MPJD", Gërvalla nënshkruan një vendim

Lajme
Kalo në kategori