LAJMI I FUNDIT:

MAShT: Nesër pushim në të gjitha shkollat

MAShT: Nesër pushim në të gjitha shkollat

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), ka njoftuar se nesër do të jetë ditë pushimi.

“MASHT duke u bazuar në kalendarin e vitit shkollor 2018/19 dhe në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Administratës Publike të Republikës së Kosovës, njofton të gjitha institucionet e arsimit në Kosovë, se nesër, më datë 28 nëntor për nder të Festës së flamurit kombëtar, do të jetë ditë pushimi”, thuhet në njoftimin e MAShT-it.


Puna në të gjitha institucionet e arsimit të Republikës së Kosovës vazhdon të enjten, më datë 29 nëntor. /Telegrafi/