LAJMI I FUNDIT:

Mashkulli më seksipil në botë ka zbuluar: “Me të ka qenë dashuri në shikim të parë!

Mashkulli më seksipil në botë ka zbuluar: “Me të ka qenë dashuri në shikim të parë!

Kur Idris Elba ka njohur bashkëshorten e vet Sabrina Dhowre, e ka ditur që ajo është dashuria e vërtetë

Aktori i famshëm ia ka thënë “po”-në vendimtare Sabrinës shumë të bukur në Marakesh, më 26 prill, dhe ka zbuluar që ajo ka qenë dita më e lumtur në jetën e tij, transmeton Telegrafi.


Ka vendosur të flasë për dashurinë e tyre dhe publikisht të thotë sa e dashuron.

“Unë kam qenë i martuar edhe më parë. Kam thënë se kurrë më nuk do të martohen, mirëpo kam njohur dikë që më ka hapur dhe jam më i lumtur se kurrë më parë. Ishte ajo dashuri në shikim të parë”, ka thënë tunduesi hollivudian.

Idris, 46-vjeçar, ka qenë dy herë i martuar para se të njihej me Sabrinën. Nga viti 1999 deri më 2003 ka qenë i martuar me Han Kim Norgaard, ndërkaq më 2006 me Sonya Nicole Hanklin.

Është baba i Winstonit katërvjeçar, të cilin e ka me ish të dashurën Naiyana Garth.

Sabrinën e ka njohur në një aheng në Kanada më 2016.

“Kam xhiruar filmin e ri dhe një mbrëmje kam marrë kohë të lirë për të dalë pak. Ishte mbrëmje e ditës së diel. Vendosa të shkoja në një argëtim dhe ajo ishte atje. Vazhdimi është histori”, ka thënë Idris. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta

Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?

Stil
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?

23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?

Astrologji
Pëllumbi i Pejës - ballukja pejane

Pëllumbi i Pejës - ballukja pejane

Stil
“Sindroma e motrës së madhe”: Pse mendohet se rendi i lindjes ndikon në formimin e personalitetit

“Sindroma e motrës së madhe”: Pse mendohet se rendi i lindjes ndikon në formimin e personalitetit

Lifestyle
Kalo në kategori