LAJMI I FUNDIT:

MASH: Të rritet niveli i sigurisë në objektet shkollore

MASH: Të rritet niveli i sigurisë në objektet shkollore

Ministria e Arsimit dhe Shkencës pas ngjarjeve të fundit nëpër shkollat e Shkupit ku kishte denoncime për bomba nëpërmjet email adresave bën thirrje deri tek gjitha udhëheqësitë e shkollave që të rrisin nivelin e sigurisë në objektet shkollore dhe të vazhdohet me organizimin e procesit arsimor.

Nga atje dënojnë çdo përpjekje për të ndërprerë procesin mësimor, dhe krijimin e shqetësimeve të panevojshme për sigurinë nëpër klasa.
” MASH dënon çdo përpjekje për të penguar dhe ndërprerë mësimin, për të larguar nxënësit dhe mësuesit nga realizimi i mësimeve ditore, pra nga detyrat e punës dhe krijimi i shqetësimeve të panevojshme për sigurinë e tyre në klasa.

Bëjmë apel deri tek udhëheqësitë e shkollave që të rrisë nivelin e sigurisë në objektet shkollore dhe të vazhdojnë me organizimin e procesit arsimor. Vetëqeverisjet lokale nën kompetencat e të cilave janë shkollat fillore komunale dhe shkollat e mesme publike, MASH dhe MPB gjithmonë dalin në ndihmë kur nevojitet mbështetje shtesë, sepse të gjithë veprojmë në drejtim të mbrojtjes së interesave të nxënësve dhe të rinjve në përgjithësi.


Ministria e Arsimit dhe Shkencës dënon veprimet e subjekteve që penguan punën e disa shkollave të mesme në kryeqytet gjatë ditëve të fundit. Shpresojmë që së shpejti të gjenden dhe të sanksionohen nga autoritetet përkatëse”, thonë nga MASH.

Ndryshe tre ditëve të fundit nëpër disa shkolla të Qytetit të Shkupit nga adresë e panjohur kishte denoncime për bomba, ku më pas janë evakuuar nxënësit dhe është ndërprerë procëesi arsimor. Pas hetimeve të bërë të gjitha denoncimet kanë rezultuar si të rreme, e ndërsa nga MPB bëjnë me dije se po hetojnë rastin.

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori