LAJMI I FUNDIT:

MASH: Pagesa e pagave më të larta në arsimin e lartë duhet të jetë në pajtim me rregullat ligjore

MASH: Pagesa e pagave më të larta në arsimin e lartë duhet të jetë në pajtim me rregullat ligjore

Duke e respektuar autonominë e institucioneve të larta arsimore dhe lirinë në punën dhe menaxhimin, Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk guxon, nuk ka dhënë dhe nuk do të japë orientim si të punësuarit në institucionet e larta arsimore të organizohen në mënyrë sindikale, kumtoi MASH pasdite pasi dhe dhe sot Sindikata e pavarur akademike dhe Sindikata për arsim, shkencë dhe kulturë (SASHK) reaguan në thirrjen nga rektorët, ndërsa në kërkesë të MASH-it, të ripërtërihet Sindikata e të punësuarve në arsimin e lartë e cila do të nënshkruajë marrëveshje kolektive me çka do të mundësohet kuadri akademik ta marrë rritjen e paralajmëruar të pagave për 10 për qind nga muaji janar.

Nga MASH theksojnë se që të plotësohet tërësisht vendimi i fundit qeveritar për rritjen e pagave të të punësuarve në sferën e arsimit dhe shkencës, të cilët në pajtim me planin e definuar së bashku me sindikatat që zbatohen dy vite dhe në drejtim të motivimit dhe stimulimit të punës së punonjësve arsimorë dhe shkencëtarëve, mbetet ende të gjindet model, gjegjësisht zgjidhje për pagesën e rritjes së pagave në arsimin e lartë.


Ajo zgjidhje, si edhe në të gjitha rastet tjera, thekson Ministria, duhet të jetë në harmonizim me rregullat pozitive juridike në vend dhe se në atë drejtim ministri i Arsimit dhe Shkencës javën e kaluar ka realizuar takim me rektorët e universiteteve private në të cilin ka treguar dhe është folur edhe për gjetjen e zgjidhjes ligjore për pagesën e rritjes së pagave për 10 për qind të të punësuarve në institucionet e larta arsimore.

Përkujton se vjet Qeveria ka sjell vendim për rritjen e pagave të të punësuarve në sferën e arsimit dhe shkencës – për të punësuarit në institucionet arsimore fillore, të mesme dhe të larta për 10 për qind dhe për të punësuarit në institucionet publike shkencore për 25 për qind.

Në bazë të marrëveshje kolektive të degës në arsimin fillor dhe të mesëm, me SASHK-un është nënshkruar marrëveshje dhe pagesa e rritjes fillon nga muaji i ardhshëm, gjegjësisht me pagesën e pagës së janarit, ndërsa për realizimin e rritjes së pagave për të punësuarit në shtatë institucionet publike shkencore, janë nënshkruar marrëveshje kolektive në nivel të punëdhënësit.

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori