LAJMI I FUNDIT:

MASH Maqedoni: Rindërtimi i konvikteve për studentët do të fillojë në etapa në gjysmën e dytë të vitit

MASH Maqedoni: Rindërtimi i konvikteve për studentët do të fillojë në etapa në gjysmën e dytë të vitit

Rindërtimin e të gjitha nëntë konvikteve shtetërore të studentëve do të fillojë me etapa në gjysmën e dytë të vitit. Në fazën e parë, e cila do të rrumbullaksohet për 18 muaj nga fillimi i punimeve ndërtimore, do të rindërtohen tërësisht konviktet studentore “Stiv Naumov” dhe “Kuzman Josifovski – Pitu”.

Siç informojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), operatorët ekonomikë të cilët janë të përzgjedhur në procedurën e parakualifikimit, ndërsa në përputhje me rregullat e KFW Bankës për Zhvillim, e cila së bashku me Bashkimin Evropian është financues i këtij projekti kapital, tanimë dorëzuan ofertat financiare dhe pas zgjedhjes së ofertës me ekonomike, do të lidhet marrëveshje për përfundimin e punimeve.


“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht Ministria e Arsimit dhe Shkencës, lidhi marrëveshje për sigurimin e mjeteve në vlerë prej 25 milionë euro për rindërtimin e të 9 konvikteve shtetërore të studentëve në Shkup, Prilep, Manastir , Shtip dhe Ohër. 20 milionë është kredia nga Banka për Zhvillim KFW, ndërsa 5 milionë euro grant përmes Programit Rajonal të Efikasitetit së Energjisë për Ballkanin Perëndimor (REEP+) të Bashkimit Europian. Rindërtimi, i cili nënkupton zëvendësimin e të gjitha pozicioneve në konvikte – instalimet elektrike dhe ujësjellësit, fasadat, sistemet e ngrohjes, dyert, dritaret, lyerja, mobilimi e kështu me radhë, do të bëhet në tre faza”, thonë nga MASH.

Në fazën e dytë, siç thonë nga MASH, është paraparë rindërtimi i konvikteve të studentëve “Tome Stefanovski-Seniq”, “Nikolla Karev”-Ohër, “Braça Milladinovci”-Shtip, “Naroden Heroj Orde Çopella”-Prilep, të cilat janë parapar të jenë NZEB ( Near yero energy bulding), ndësa në fazën e tretë rindërtimin e mensës së konviktit të studentëve “Goce Dellçev” dhe i konvikteve të studentëve “Koço Racin” – Manastir dhe “Pellagonia”. Fillimi i punimeve të ndërtimit është parapar në gjysmën e parë të vitit 2024.

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori