LAJMI I FUNDIT:

MASH: LSDM të mos i fut studentët në lojërat politike

MASH: LSDM të mos i fut studentët në lojërat politike

Ministria e Arsimit ka reaguar për konferencën e LSDM-së, vë në dukje se përfaqësuesit e partisë asnjëherë nuk e kanë vizituar ose qëndruar në konvikt, dhe flasin në lidhje me kushtet dhe ushqimin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ka disa aktivitete të tjera të investimeve, si zëvendësimi i pajisjeve ekzistuese dhe mobilje, blerja e makinave larëse dhe tharrëse, dhe së shpejti do të fillojë ndërtimi i dy konvikteve krejtësisht të reja. Në aspektin e të ushqyerit, të gjithë përdoruesit e shërbimeve në konvikte të marrin tre shujta çdo ditë të javës, në sasi sipas rregullave dhe normave për ushqim.


Shujtat përdoren me anë të kartelës elektronike, ose kuponat nga studentët të cilët në të kaluarën nuk i kanë përdorur. Ajo lehtë mund të kontrollohet dhe të verifikohet, kështu që deklaratat e këtij lloji mund të kuptohen vetëm si një lojë politike prapa studentëve duke u përpjekur për të fituar betejat e përditshme politike”, thuhet në deklaratë.

Ministria bëri thirrje deri te LSDM të ndalojë me trillimet dhe të respektojë parimet e përgjegjësisë sociale, etikës dhe moralit në paraqitjet publike. /Telegrafi/