LAJMI I FUNDIT:

Maserati zbulon enterierin e GranTurismos së re

Maserati zbulon enterierin e GranTurismos së re

Maserati prezantoi GranTurismon e ri qysh në tetor të vitit të kaluar, por tani ka zbuluar brendësinë e kabinës.

GranTurismo vjen në tri versione. Modeli bazik është Modena, që ka motor 3 litërsh V6 twin-turbo që prodhon 496 kuaj-fuqi, transmeton Telegrafi.


Pason Trofero me të njëjtin motor, por me 557 kuaj-fuqi. E në kulmin e ofertës është Folgore elektrik që prodhon 761 kuaj-fuqi, dhe ka një bateri me kapacitet prej 92.5 kWh.

GranTurismo sjell konceptin 2+2 ulëse, e Maserati do ta ofrojë në disa variante, ngjyra dhe opsione të personalizuara.

Siç është pritur, pjesë më e madhe e tabelës kontrolluese ka një dizajn që tashmë është parë në crossoverin e ri Grecale, e inovacioni më i madh janë pjesët e paneleve të veshura me lëkurë.

Modena është e kombinuar me dru e lëkurë, kurse Trofeo vjell kombinimin kuqezi me elemente të karbonit, e Folgore me bardhëekaltër.

Siç edhe është pritur, kabina është digjitale dhe bazohet në ekranin qendror multimedial me një diagonale prej 12.3-inç.

Aty është edhe ekrani shtesë prej 8.8-inç, ora luksoze digjitale si dhe ekrani head-up. Qershia mbi tortë, është timoni me butonin start-stop i bazuar në modelin Grecale. /Telegrafi/