LAJMI I FUNDIT:

Maserati i hyn botës së makinave elektrike, zbulon datën e lansimit të modelit të parë (Foto)

Maserati i hyn botës së makinave elektrike, zbulon datën e lansimit të modelit të parë (Foto)

Deri tani askush nuk ka pritur se Maserati do t’i hyjë botës së makinave elektrike, pasi është kompani që më shumë fokusohet në prodhimin e modeleve V8 – të mëdhenj dhe të zhurmshëm.

Më 2013, zyrtarë të kësaj kompanie kishin thënë se makinat që lëvizin me rrymë janë të padobishme dhe humbje kohe, transmeton Telegrafi. Por, në edicionin e fundit të Paris Motor Show, është thënë se modeli i parë elektrik do të prezantohet në vitin 2019.


Me gjithë kërkesën e medieve se çfarë do të ketë kjo veturë, nuk është dhënë asnjë përgjigje, vetëm se ka shanse që nuk do të dalë në treg as deri në fund të vitit 2020. /Telegrafi/

Maserati i hynë botës së makinave elektrike dhe zbulon datën e lansimit të modelit të parë foto 2