LAJMI I FUNDIT:

Maserati e ka shtyrë lansimin e MC20

Maserati e ka shtyrë lansimin e MC20

Lansimin e paralajmëruar për në muajin e maj, Maserati e ka shtyrë për më vonë

Si pasojë e përhapjes së coronavirusit, Maserati është detyruar t’i ndryshojë planet për prezantimet e makinave të reja, transmeton Telegrafi.

Prodhuesi italian, vetëm pak kohë me parë, njoftoi se makina e re sportive do të quhet Maserati MC20, por duket se do të kalojë kohë derisa ta shohim në tërësi.


“MMXX: The Way Forward”, është aktiviteti që ishte planifikuar të zhvillohej gjatë muajit maj, ku edhe do të shfaqej kjo makinë sportive, por është shtyrë deri në muajin shtator.

Ky vendim është marrë nga Maserrati, në mënyrë që lansimi të jetë i plotë dhe jo vetëm një shfaqje virtuale nëpërmjet internetit, siç kanë vepruar disa prodhues tjerë.

Deri më tani, ishte thënë se kjo makinë do të shfaqej në Modena të Italisë, ku edhe besohet se do të prezantohet në datën e tjetër.

Zyrtarë të kompanisë kanë vendosur ta bëjnë këtë shtyrje të lansimit, njëjtë sikurse ka vepruar edhe Alfa Romeo, Fiat, Lancia dhe Jeep me shtyrjen e prezantimeve të makinave të reja. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Shaq i famshëm ka probleme me supermakinat, pavarësisht se vazhdon të blejë ato

Shaq i famshëm ka probleme me supermakinat, pavarësisht se vazhdon të blejë ato

Auto
Nuk është shaka e AliExpress - mund të blini një motor të vërtetë të Volkswagenit

Nuk është shaka e AliExpress - mund të blini një motor të vërtetë të Volkswagenit

Auto
Zbulohet çmimi i veturës më të lirë elektrike nga Volkswagen

Zbulohet çmimi i veturës më të lirë elektrike nga Volkswagen

Auto
Në Australi janë shitur të gjitha njësitë e versioneve hibride dhe 2.0i-L me benzinë të Subaru XV dhe Impreza

Në Australi janë shitur të gjitha njësitë e versioneve hibride dhe 2.0i-L me benzinë të Subaru XV dhe Impreza

Auto
Hakerët në SHBA vodhën Rolls-Royce Dawn, ia ndërruan adresën kamionin ku duhej ta dorëzonte – kaq mjaftoi të “zhduket”

Hakerët në SHBA vodhën Rolls-Royce Dawn, ia ndërruan adresën kamionin ku duhej ta dorëzonte – kaq mjaftoi të “zhduket”

Auto
Nissan – brendi me rritjen më të madhe në Kosovë në vitin 2018, prezanton ofertën

Nissan – brendi me rritjen më të madhe në Kosovë në vitin 2018, prezanton ofertën "Nr. 1" në vend

Kalo në kategori