LAJMI I FUNDIT:

Masat nga Coronavirusi, Panxha: Qeveria duhet të reagoj shpejtë në ekonomi para se të shembet tërësisht

Masat nga Coronavirusi, Panxha: Qeveria duhet të reagoj shpejtë në ekonomi para se të shembet tërësisht

Drejtori i ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve, Astrit Panxha kërkon që Qeveria e Kosovës të reagoj shpejtë në ekonomi si masë parandaluese nga rreziku i Coronavirusit.

Sipas tij, qeveria duhet të dal me një paketë të masave prej 100 milionë eurove apo rreth 1.5 për qind të Prodhimit të Brendshëm që do të investohen në ekonomi.


Panxha me anë të një shkrimi në Facebook, thotë se Kosova ka kapcitete financiare për ta përballuar këtë situatë.

“Qeveria jonë sot duhet të reagon shpejtë dhe duhet të del me një paketë prej rreth 100 milionë euro apo rreth 1.5 për qind të PBB-s që do të investohen në ekonomi para se ajo të shembët tërësisht”, shkruan Panxha.

Shkrimi i plotë i Panxhës

Tsunami ekonomik

Sot gjithkund në botë kemi çrregullim të tregut dhe shumë shtete gjenden para një situate tejet të vështirë ku kërkohet gjakftohtësi dhe maturi për të tejkaluar këtë situatë.

Çka po ndodhë në Kosovë? Edhe në Kosovë ka çrregullim të tregu dhe bizneset po përballën më një krizë të paevitueshme. Ka disa masa nga Qeveria që janë ndërmarr për te lehtësuar këtë periudhe por më së paku do të rregullohet tregu përmes inspektorateve dhe kërcënimeve ndaj sektorit privatë. PO, duhet te gjobiten të gjithë ata që i kanë ngritë çmimet, por sot NUK është koha të tentohet të rregullohet tregu i punës përmes inspektorateve dhe gjobave kur është jetike për vendin tonë që sektori i prodhimit/biznesi mos të ndalet. Nuk mund të kërkohet maska nga sektori privat kur vetë institucionet mjekësore shtetërore nuk kanë. Edhe pse ekziston vullneti nga operator ekonomik të i respektojnë vendimet e qeverisë, nuk ka maska të mjaftueshme në treg dhe produkte sanitare!

Është fundamentale që jeta e qytetarëve tonë të mbrohet, por duhet të jemi të kujdesshëm se cilën kosto do ta paguajmë. Derisa ne Itali izolimi është për qytetarët në përgjithësi ndërsa i lejohet më dal atyre që punojnë (sidomos sektorët si prodhimi ku nuk mund të punohet nga shtëpia). Tek ne ndodhe e kundërta, qytetarët lejohen të mblidhen në numra të mëdhenj si p.sh në Gërmi ku shpërndarja e virusit është teje e mundur ndërsa policia me inspektorat shkojnë në fabrika/biznese dhe i mbyllin dhe i trajtojnë si kriminelë. Si po parandalohet shpërndarja e virusit me këtë strategji? Duhet të dihet si cilat janë prioritet.

A e dini dëmin që është duke e përjetuar sektori privat sot? Vetëm sektori i restoranteve, bareve etj është duke humbur mbi 1 milionë euro në ditë (vlerësim konservator) vetëm në rajonin e Prishtinës. Kjo kosto është duke u bartë komplet nga sektori privatë (me hollësisht do të shkruaj më vonë për këtë çështje) Në Francë, qeveria ka dalë më një plan që do të injekton 300 miliardë euro në ekonomi (1.5 përqind e PBB), në Australi 17.6 miliardë dollar, në Zivcër, Kroaci etj do të thotë në të gjitha vendet Qeveria është duke përgatit mjete financiare për të shpëtuar sektorin privat!

“Shteti do të mbajë barrën financiare të njerëzve që duhet të qëndrojnë në shtëpi,” tha Presidenti Francez Emmanuel Macron të enjten në mbrëmje. Duke premtuar atë që presidenti tha se do të ishte “masa e jashtëzakonshme” për të ndihmuar bizneset të përballen me humbje financiare pas masave të reja shtrënguese për mbrojtje nga coronavirusi.

“Ne nuk do të shtojmë frikën e falimentimit dhe papunësinë në krizën ekzistuese shëndetësore,” tha Macron.

Është jo-maturi dhe tejet jo-serioze që në këtë periudhë të kërcënohet biznesi. Jemi duke e nënvlerësuar Tsunamin ekonomik që është duke ardhur në muajt në vijim. Nëse nuk reagon Qeveria me masat dhe ndihmën financiare (por me kërcënime si Ministra e Drejtësisë dhe ajo e Ekonomisë ndaj bizneseve me inspektorate dhe gjoba) atëherë nuk shtrohet pyetja se a do të kemi kolaps ekonomik, por çështja është se KUR do të shembët ekonomia jonë.

Qeveria jonë sot duhet të reagon shpejtë dhe duhet të del me një paketë prej rreth 100 milionë euro apo rreth 1.5 përqind të PBB-s që do të investohen në ekonomi para se ajo të shembët tërësisht. A ka Kosova kapacitet financiare për ta përballuar këtë situatë? Fatmirësisht ka, sepse borxhi publik është tejet i ulët në krahasim me PBB dhe kjo i jep fleksibilitet Qeverisë të reagon me masa lehtësuese financiare ndaj biznesit në këtë periudhë kur kriza ekonomike botërore është e paevitueshme. Sot do ti paraqes skenarët e mundësh që do të ndodhin gjatë javëve dhe muajve në vijim. /Telegrafi/