Masat kufizuese ndaj COVID-19 që kanë hyrë në fuqi, kanë rënduar edhe më tej gjendjen në sektorin e turizmit.
Kryetari i Unionit të Turizmit në Kosovë (UTK), Baki Hoti thotë se pandemia po shkatërron turizmin në vend, derisa kërkon nga institucionet të gjejnë modalitetet për t’i dalë në ndihmë këtij sektori.
Hoti thotë se pavarësisht mbylljes, shëndeti i qytetarëve është prioritet i prioriteteve.
“Pandemia ka shkatërruar sektorin e turizmit, edhe në këtë gjendjen me masat e reja nuk është gjendja aspak e mirë, bizneset kanë filluar të reduktojnë edhe stafin, kufizimet e kohës janë ato që obligojnë negativisht. Shumë sektor nuk janë duke punuar fare”, thotë Hoti për KosovaPress.
Sipas tij, në bazë të një hulumtimi që e kanë bërë, pandemia COVID-19 ka shkaktuar 92 për qind dëme në sektorin e turizmit.
“Kemi bërë një hulumtim për ndikimin e pandemisë Covid-19, ku kemi publikuar dhe ka pas në sektor të turizmin ka shkuar deri në 92 për qind që ka bërë dëme. Niveli më i ulët ka qenë 53.3 për qind. Kjo ka treguar dëmet dhe gjendjen që ka shkaktuar pandemia. Përndryshe çdo mbyllje shkakton probleme dhe dëme, por si do që të jetë, ky sektor konsideron se shëndeti i qytetarëve është prioritet i prioriteteve”, shton ai.
Duke marrë parasysh këtë gjendje të rënduar, Hoti kërkon ndihmë konkrete nga institucionet e vendit.
“Duhet analizuar dhe diskutuar edhe pjesa e hapjes dhe mbylljeve. Shteti duhet të jetë ai që gjen forma dhe mënyra që ti mbështes këto biznese dhe këtë sektor. Kemi forma të ndryshme që mundet të mbështet ky sektor, pasi dihet që sektori i turizmit është dëmtuar shumë. Nuk kemi mbështetje nga institucionet, por duhet të gjendet një modalitet që sakrifica e këtyre bizneseve të gjejë mbështetje institucionale”, deklaron ai.
Ndërkohë një ditë para Ditës Ndërkombëtare të Turizmit, Kosova ende nuk ka ligj për turizmin dhe strategji për zhvillimin e tij. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është vajza biznesmene që po pushton tregun muzikor?
24 orë na ndajnë nga ngjarja e madhe Halving në Bitcoin
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!
Telegrafi fuqizon shërbimet e marketingut duke sjell reklamim atraktiv
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi