Masat e Bashkimit Evropian (BE) ndaj Kosovës, të vendosura në qershor të vitit të kaluar kanë pasur ndikim negativ në ekonominë e vendit tonë.
Kështu vlerëson kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ku sipas tij rreth 300 milionë euro janë bllokuar nga BE-ja.
Rafuna i bëri thirrje Qeverisë së Kosovës, që të punojnë ngushtë me partnerët ndërkombëtar që të shfuqizohen sa më shpejt këto masa dhe të mos lejohet vendosja e sanksioneve të shtesë, të paralajmëruara nga Bashkimi Evropian.
Përveç kësaj, Rafuna kritikon ekzekutivin e vendit se nuk e kanë në prioritet ekonominë, pasi siç thekson ai “ekonomia e Kosovës është në rend të dytë”.
Kryetari i OEK-ut në një intervistë për KosovaPress ka folur edhe për Udhëzimin administrativ të nxjerrë ditë më parë nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për kuotat në import.
“Aq sa kemi pasur mundësi me parë dhe prej të dhënave që janë publike, vlera e projekteve të cilat nuk kanë mundur të implementohen si rezultat i masave ndëshkuese që i janë vendosur Kosovës shkon rreth 300 milionë euro deri më sot. Kjo aq sa i kemi pasur mundësitë me i parë të dhënat publike, pra gjithnjë po i referohemi të dhënave që kemi pasur mundësi me i parë. Por në rast se na vështirësohen këto masa, pa dyshim, por edhe hiq mos me pas të tjera, në qoftë se rrinë në fuqi këto masa, kjo vlerë do të shkon duke u rritur e projekteve që nuk do të mund t’i shfrytëzojmë.
Prandaj, kjo është shumë e keqe dhe e dëmshme për ekonominë e vendit, për arsye se këto projekte kanë qenë të parapara për investime kapitale. Kështu janë të dëmshme për qytetarët e Kosovës për arsye se në implementimin e këtyre projekteve do ta kishim një mirëqenie më të mirë për qytetarët. Ndërsa, është edhe më keq për shtetin e Kosovës, sepse nuk është një mesazh që e përçojmë tek investitorët e huaj për t’i motivuar me ardhur në Kosovë me investuar”, thekson Rafuna.
Kryetari i OEK-ut ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që për çdo veprim e vendim të rëndësishëm politik për vendin, të jenë siç thotë ai në koordinim me aleatët ndërkombëtar.
“Kërkesa jonë është që të punohet ngushtë me partnerët tanë ndërkombëtar. Të koordinohemi me partnerët tanë. Vendimi më i mirë është ai vendim i cili merret në koordinim me të gjithë ata miq që i kanë ndihmuar Kosovës me u zhvilluar dhe që janë pjesë e historisë së Kosovës deri më tani… Mos të lejojmë që të ketë masa të reja, por të luftojmë që të hiqen edhe këto masa të cilat na u kanë vendosur padrejtësisht”, thekson Rafuna.
Dialogu dhe çështja e veriut të vendit, sipas Rafunës, kanë vendos nën hije ekonominë e Kosovës. Ai kërkon që ky sektor vital për vendin të jetë në rend të parë.
“Hapja e këtyre temave dhe mbajtja e këtyre temave po e vendos në rend të dytë ekonominë. Kërkesa jonë është që ekonomia të jetë në rend të parë pa i lënë anash edhe këto tema, por edhe me politikën e jashtme, me sundimin e ligjit, mirëpo jo me lënë ekonominë në rend të dytë. Kështu kërkesa jonë është që të punohet sa më shumë edhe në fushën e ekonomisë dhe në përmirësimin e imazhit përmes diplomacisë ekonomike. Por edhe te legjislacioni i brendshëm kemi pasur mundësi me parë ligjin e fundit për Administratën Tatimore që nuk është një ligj ‘miqësor’ me biznesin, por është një ligj që e vendos në pozitë plotësisht kontrolluese biznesin nga ana e ATK-së ose edhe institucioneve tjera. Kështu që këtu duhet të punojë qeveria që t’i hap mundësinë biznesit që mos të ngulfat biznesin, por ta luan rolin e vetë që i takon në hartimin e politikave të mira, ligjeve të mira, tatimeve të favorshme dhe kështu ta bëjmë një ambient të mirë për me ardhur me investuar në Kosovë”, thotë ai.
Ndërkaq, Udhëzimi administrativ i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrsisë dhe Tregtisë (MINT), për kuotat në import, nuk është mirëpritur nga Oda Ekonomike e Kosovës. Sipas kryetarit Rafuna në këtë Udhëzim nuk ka sqarime të mjaftueshme për bizneset.
“Ne e kemi përqafuar tregtinë e lirë dhe e mira kishte me qenë që me ia lejuar ofertës dhe kërkesës me e rregulluar këtë çështje…Ne kemi pasur kuota edhe kur u nënshkrua marrëveshja e MSA-së edhe ajo e CEFTA-s, por edhe kur Bashkimi Evropian para marrëveshjes së MSA-së me vendimin e vetë 2000/47 ku Kosovës në mënyrë unilaterale ia ka njohur të drejtën për një gamë shumë të gjerë produkteve me i eksportua ne vendet e BE-së pa tatim doganor, edhe në atë përudhë për verërat kemi pasur një kuotë të caktuar se sa kemi mundur me eksportuar në vendet e Bashkimit Evropian.
Mirëpo ajo çka kemi mundur me parë edhe gjatë grupeve punuese të Udhëzimit të administrativ që nuk ka sqarime të bollshme. Nuk ka informata të bollshme te biznesi se cili është qëllimi i Udhëzimit dhe si duhet të implementohet….Ne jemi duke pritë që të ketë sqarime shtesë per mënyrën se si do të implementohet dhe për çfarë është sjellë ky Udhëzim administrativ. Ende nuk e kemi një sqarim për me parë se sa do të jetë në favor të bizneseve”, thotë ai.
Nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë thonë se ky udhëzim administrativ është në përputhje me praktikat ndërkombëtare, marrëveshjet e Organizatës Botërore të Tregtisë dhe legjislacionin e Bashkimit Evropian. Mw tej thuhet se “Bazuar në parimet e Organizatës Botërore të Tregtisë; Kuotat në Import mund të vendosen kryesisht për mbrojtjen sezonale të produkteve të caktuara”.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian
Nis Java Globale e Ndërmarrësisë në Kosovë
IPKO organizon Konferencën e Dytë të Sigurisë Kibernetike në Kosovë, një ngjarje kyçe për sigurinë dixhitale në Rajon, me mbi 400 pjesëmarrës
Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian
Nis Java Globale e Ndërmarrësisë në Kosovë
Këto janë komplekset rezidenciale të Etna Group, ndër më të mirat të ndërtuara në vend
BauFriday - Momenti që të gjithë e keni pritur
Nga kosherret, në tryezë, mjaltë që bart shijen e traditës dhe përkushtimit ndër breza!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian