LAJMI I FUNDIT:

Masat e reja antiCOVID-19, procesi i vaksinimit dhe paralajmërimi i Ligjit për konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme – top lajmet e javës së kaluar

Masat e reja antiCOVID-19, procesi i vaksinimit dhe paralajmërimi i Ligjit për konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme – top lajmet e javës së kaluar

Javën e kaluar kanë hyrë në fuqi masat e reja antiCOVID-19 me qëllim të ndalimit të përhapjes dhe luftimit të pandemisë, ndërsa po ashtu ka filluar procesi i vaksinimit për personelin mjekësor dhe personat mbi moshën 80 vjeçare.

Po javën që lamë pas është paralajmëruar Ligji për Konfiskim të Pasurisë së Pajustifikueshme. Pasuria e zyrtarëve shtetëror pritet të hetohet, pasi tashmë në ekzekutiv ka arritur Koncept-dokumenti për Ligjin për Konfiskim të Pasurisë së Pajustifikueshme.

Vendimi i Qeverisë, këto janë të gjitha masat e reja  

Qeveria e Republikës së Kosovës javën që lamë pas ka publikuar të plotë vendimin për masat e reja me qëllim të kontrollit, parandalimit dhe luftimit të pandemisë COVID–19.

Ndër masat e reja janë ndalim qarkullimi i qytetarëve nga ora 22:00-05:00 përveç në rastet emergjente, ndalimi i aktiviteteve të gastronomisë përveç shërbimit “merr me veti” si dhe kalimi në formën online të mësimit për ciklin parauniversitar dhe universitar.

Me këto masa ndalohet veprimtaria e qendrave të mbyllura tregtare, përveç shërbimeve esenciale në kuadër të tyre siç janë marketet ushqimore dhe farmacitë si dhe shërbimet e gastronomisë obligohen të pezullojnë aktivitetin e tyre nga data 7 prill deri më datë 18 prill.

“Të gjitha institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar (nga data 12 prill deri me 18 prill), dhe të gjitha institucionet publike dhe private universitare nga data (6 prill deri me datë 18 prill) obligohen që të organizojnë online të gjitha aktivitetet mësimore. Institucionet parashkollore vazhdojnë aktivitetin normalisht, duke i respektuar masat dhe rekomandimet kundër COVID-19”.

Në vendim thuhet se institucionet publike dhe private obligohen që të paraqitet në punë vetëm stafi i cili kryen shërbime esenciale. Përgjegjësit e institucioneve publike dhe private obligohen të definojnë stafin esencial për nevojat e institucionit me hyrjen në fuqi të këtij vendimi.

Bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative, në të gjitha rastet përveç: gjatë ngasjes së automjetit vetëm apo me anëtarët e ngushtë të familjes, gjatë vrapit dhe çiklimit dhe gjatë ecjeve jashtë zonave të banuara dhe jo në grupe me më shumë se 4 persona të të njëjtës familje.

Ndalohen të gjitha grumbullimet me rrezikshmëri të lartë të shpërndarjes së infeksionit, me më shumë se 10 persona, (mbledhjet, seminaret, trajnimet, dasma, ahengje familjare, homazhe, e të ngjashme).

Vaksinimi antiCOVID-19 i personelit shëndetësor dhe i personave mbi 80 vjeç

Javën e kaluar ka filluar procesi i vaksinimit antiCOVID-19 për personelin shëndetësor dhe për personat mbi moshën 80 vjeçare.

Deri tani janë vaksinuar mbi 3 mijë persona nga personeli shëndetësor, ndërsa procesi i vaksinimit po vazhdon me personat mbi moshën 80 vjeçare.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Shëndetësisë, vaksinimi i kësaj grup-moshe do të bëhet fillimisht në Prishtinë (Salla “1 Tetori”) dhe në komunat: Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj, Gjilan, Mitrovicë dhe Vushtrri dhe në të gjitha komunat e tjera ku ka filluar vaksinimi kundër COVID-19.

“Vaksinimi bëhet në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (Njësia e vaksinimit) në komunat e lartpërmendura, me përjashtim të Prishtinës, ku vaksinimi bëhet në sallën ‘1Tetori’ “, thuhet në njoftim.

MSh po ashtu ka theksuar se për grup-moshën nga 80-84 vjeçe, vaksinimi ka nisur më 11 prill 2021, në të njëjtat vende të vaksinimit dhe në të gjitha QKMF-të e komunave të tjera ku do të fillojë vaksinimi kundër COVID-19.

“Personat e këtyre grup-moshave, do të kontaktohen për vaksinim përmes telefonit, bazuar në të dhënat e plotësuara përmes aplikimit në ekosova.rks-gov.net, ku mundësia e aplikimit është ende e hapur”, thuhej në njoftim.

Ligji për Pasurinë e Pajustifikueshme, përveç zyrtarëve shtetëror nuk përjashtohet mundësia të hetohen edhe qytetarët

Pasuria e zyrtarëve shtetëror do të hetohet, pasi tashmë në ekzekutiv ka arritur koncept-dokumenti për Ligjin për Konfiskim të Pasurisë së Pajustifikueshme.

Telegrafi ka siguruar koncept-dokumentin për çështjen e pasurisë së fituar në mënyrë të pajustifikueshme i cili përmban 86 faqe, ku thuhet se miratimi i një ligji të ri i cili ofron bazë të re ligjore mbi të cilën mund të realizohet konfiskimi, do të ndikonte drejtpërsëdrejti në rritjen e numrit të përgjithshëm të konfiskimeve, kjo për faktin se krahas konfiskimit me bazë penale, institutet përkatëse do të mund të paraqitnin kërkesë për konfiskim edhe në mungesë të një aktgjykimi dënues.

Por, përveç atyre që kanë punuar dhe punojnë në institucione shtetërore, nuk përjashtohet mundësia që me këtë ligj të hetohet edhe pasuria e qytetarëve që nuk kanë pozita zyrtare.

Nga Ministria e Drejtësisë thonë se janë ithtar të asaj që të krijojnë një agjenci të veçantë që do niste hetimet karshi pasurisë së paligjshme, e cila nuk është në përputhje me të hyrat e ligjshme.

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu kishte deklaruar se me këtë ligj, barra e provës bie mbi të dyshuarin i cili duhet të arsyetojë pasurinë, në të kundërtën ai thotë se ajo pasuri me aktvendim të gjykatës do shpallet e jashtëligjshme dhe do konfiskohet.

“Pjesë e hetimit të jetë pasuria, pra pasuria fillimisht e zyrtarëve shtetëror apo personave zyrtar që futen në të gjitha kategoritë̈ e shërbyesve civil, të emëruarve dhe të zgjedhur. Mirëpo, nuk përjashtohet mundësia që gjatë diskutimeve e fazave të mëtutjeshme të futen edhe kategoritë̈ e tjera ose të vlej për të gjithë qytetarët e Kosovës. Po ashtu në këtë koncept dokument ashtu siç përcaktohet nëpër shtete të caktuara parashihet themelimin e një agjencie të pavarur ku ne jemi ithtar apo përkrahës të një agjencie të tillë edhe në Kosovë. Kjo agjenci do merret zakonisht me hetimin e pasurisë̈ së pajustifikueshme me një lloj diskrepance në të hyrave të ligjshme dhe pasurisë së bërë ose me pasurinë e fituar në mënyrë të pajustifikueshme në çdo rrethanë që nuk është në përputhje me ligjin. Pra, mbi bazën e kësaj kjo agjenci do të formuloj kërkesa të caktuara, pastaj ato kërkesa do të dërgohen në gjykatë mbi bazën e këtyre kërkesave gjykata do të ngrijë fillimisht pasurinë̈ e atyre personave të hetuar. Barra e provës transferohet tek i dyshuari, ku i dyshuari duhet patjetër të vërtetoj se ajo pasuri është e ligjshme. Nëse kjo nuk ndodh, gjykata do nxjerr aktgjykim me ligjin e veçantë dhe do konsiderohet pasuria e pajustfikuar dhe joligjore dhe ajo pasuri do t’i kthehet buxhetit të shtetit”, ka thënë ndër të tjera Sallahu.

Zëvendësministri i Drejtësisë tregon se nuk është qëllimi i këtij ligji t’i hakmerren askujt por veçse një mundësi që taksat e qytetarëve që janë marrë në mënyrë të kundërligjshme të kthehen te qytetari.

Gjatë kësaj javë Ministria e Drejtësisë, koncept dokumentin e Ligjit për konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme e ka dërguar në Qeveri të Kosovës, ku më pas i hapet rrugë hartimit tutje të këtij ligji. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori