LAJMI I FUNDIT:

Masat e reja anti-COVID, Ibrahimi: Komunat nuk u konsultuan

Masat e reja anti-COVID, Ibrahimi: Komunat nuk u konsultuan
Foto: Ilustrim

Të hënën Qeveria e Kosovës ka marr vendim për masat e reja antiCOVID-19, me qëllim të luftimit dhe parandalimit të përhapjes së coronavirusit, por për këtë vendim nuk pajtohet Asociacioni i Komunave të Kosovës.

Kryetari i Asociacioni të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka vendosur në mënyrë të njëanshme për masat e reja pa u konsultuar me të gjitha komunat.


Sipas tij, edhe kryetarët e disa komunave kanë kundërshtuar këto masa, për shkaqe ekonomike por edhe për shkak të mungesës së stafit inspektues.

Ai tha se ministri Vitia ishte zotuar që para çdo vendimi rreth masave të reja të ketë konsultim me komunat.

Publikohet vendimi i Qeverisë, këto janë të gjitha masat e reja që hyjnë në fuqi nga e mërkura
Lexo po ashtu Publikohet vendimi i Qeverisë, këto janë të gjitha masat e reja që hyjnë në fuqi nga e mërkura

“Me ministrin Vitia ishte zotuar që para çdo vendimi rreth masave të reja të ketë konsultim gjithëpërfshirës dhe të mirëfilltë me komunat. Kjo ka ndodhur në takimin e fundit që kemi pasur si Këshill i kryetarëve. Zbatimi i masave bëhet në nivelin lokal e jo në atë qendror. Ndodhi që procesi apo zotimet e bashkëpunimit të ndërsjellët të lëndohet ky proces pak dhe kryetarët e komunave kanë kërkuar që të ketë konsultim të mirëfilltë gjithmonë para zbatimit të masave. Në asnjë rast, as komunat por as kryetarët e komunave as drejtorët komunalë nuk kanë qenë në mos zbatimin apo kundër zbatimit të masave”, ka thënë Ibrahimi.

Këshilli i Prindërve: Mësimi online jo i suksesshëm, qeveria të reflektojë rreth këtij vendimi
Lexo po ashtu Këshilli i Prindërve: Mësimi online jo i suksesshëm, qeveria të reflektojë rreth këtij vendimi

Ndërkaq, kundër këtyre masave janë deklaruar edhe nga Këshilli i Prindërve të Kosovës, duke kundërshtuar mësimin online si dhe kundër kanë dalë përfaqësues të gastronomisë, hoteleria dhe bizneset. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori