Shpenzimet minimale për një familje me katër anëtarë në muajin mars kanë arritur në rreth 50 mijë denarë apo në 820 euro, bazuar në të dhënat e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë së Veriut.
Shpenzimet, krahasuar me muajin janar dhe shkurt, janë më të ulëta për afër 1 mijë denarë apo 15 euro, e që sipas përfaqësuesve të Qeverisë, janë rezultat i masave për uljen, apo ngrirjen e çmimeve të produkteve bazë të ushqimit.
Por, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, shporta e konsumatorit është rritur për 15 mijë denarë apo 250 euro.
Të dhënat e sindikatave tregojnë se rreth 20 mijë denarë apo 350 euro nevojiten për ushqim, ndërsa të tjerat shkojnë në shpenzime si për fatura, veshmbathje, produkte higjienike, transport e nevoja tjera.
Masat e Qeverisë në dy muajt e fundit ishin të përqendruara në ngrirjen dhe uljen e çmimeve të produkteve ushqimore, si të bukës, miellit, vajit, vezëve, pemëve e perimeve, mjeteve higjienike etj.
Por, qytetarët e anketuar nga Radio Evropa e Lirë, thonë se këto masa fare pak kanë dhënë efekte pasi ato ose nuk respektohen nga tregtarët, ose bëhen manipulime tjera, përfshirë edhe tërheqjen e mallit nga shitja.
Ndryshimi i vetëm vërehet te çmimi i bukës, e cila tani shitet 0.50 euro nga rreth 1 euro sa kushtonte para vendimit të Qeverisë.
“Problemi qëndron në ngritjen pa kontroll të çmimeve. Shteti nuk ka asnjë kontroll mbi çmimet, kush çfarë do bën. Me një pension të vogël nuk mund t’ia dalësh. Unë marr rreth 160 euro dhe dy persona a mund të jetojnë me këtë pension? Jo nuk munden. Për këtë gjendje duhet të interesohet shteti, duhet t’i rrisë pensionet dhe rrogat pasi kështu nuk mund të jetohet”, thotë Adem Maliqi, pensionist.
“Jeta është bërë shumë e vështirë pasi çmimet jo që nuk janë ulur, por shumë prej tyre edhe janë shtrenjtuar, ndërsa pagat i kanë rritur minimalisht. Realisht, një i punësuar në një familje duhet të ketë një pagë prej 60 mijë denarësh [1.000 euro] që të mund t’i mbulojë shpenzimet elementare për mbijetesë”, thotë Vesna, punonjëse tekstili.
“Nuk më pëlqen kjo çfarë po ndodh. Fillimisht i ngritën çmimet shumë që më pas të bëjnë një ulje që është thuajse e papërfillshme. Ulja prej 2 apo 3 denarë nuk vërehet fare pasi çmimet u rritën aq shumë saqë çdo masë që tani merret, nuk ka asnjë efekt”, thotë Ilija, punonjës arsimi.
Tregtarët thonë se çmimet nuk mund të kontrollohen me kufizime të tilla, pasi, sipas tyre, çmimet nuk diktohen nga tregtarët me pakicë. Ata thonë se masat duhet të aplikohen që në dogana ku edhe bëhen manipulimet më të mëdha.
“Nëse nuk e shesin me çmimin që e ka përcaktuar Qeveria, do ta tërheqin mallin pasi çmimet që kanë caktuar janë absurde. Nuk mund t’i shesim specat me 90 denarë apo 1.5 euro kur ne i kemi blerë me nga 2 euro kilogramin. Ky është logjika ta shesim më lirë. Shteti së pari duhet të rregullojë tregjet me shumicë, çmimet e mallrave që sillen nga jashtë, e më pas t’i kufizojë çmimet”, thotë një shitës në tregun e Bit Pazarit në Shkup.
Kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, tha se Qeveria po bën gjithçka për t’i ndihmuar qytetarët nga rritja e çmimeve. Masat, sipas tij, po japin efekte pasi nuk përfshijnë vetëm ngrirjen dhe uljen e çmimeve, por edhe rritjen e pagave dhe pensioneve.
“Është e vërtetë se çmimet ishin shumë të larta pasi e dimë të gjithë se kemi luftë në Evropë dhe kjo pa dyshim që e ka përkeqësuar gjendjen ekonomike dhe për pasojë çmimet janë rritur. Kjo është edhe arsyeja që Qeveria ka sjellë një sërë masash, duke nisur nga rritja e pagës minimale, rritja e pensioneve, rritja e ndihmës sociale për qytetarët. Miratuam masat anti-krizë në vlerë prej 760 milionë eurosh, të cilat ishin të dedikuara për kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve”, deklaroi Kovaçevski.
Ndërkaq, theksin ai e vë te vendimet për ngrirjen e çmimeve të produkteve bazë ushqimore duke shtuar se kjo ka sjellë efekte pozitive.
“Në rrethana kur kemi kriza të thella, ka edhe individë apo grupe që bëjnë keqpërdorime me çmimet, por ne nuk do të lejojmë që dikush të pasurohet në kurriz të qytetarëve”, deklaroi Kovaçevski.
Ngrirja e çmimeve është politikë e gabueshme e autoriteteve, thonë nga Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriu pasi masat sociale, sipas ekspertëve, nuk duhet të jetë në dëm të kompanive private.
“A është obligim i furrtarit, blegtorit apo dikujt nga industria ushqimore të kujdeset për statusin social të qytetarëve?! Përse këto masa të jenë vetëm në shpinën e atyre që merren me industrinë ushqimore!? Përse këto masa të mos përfshijnë edhe sektorët tjerë! Nëse jemi ekonomi me treg të hapur duhet të ulemi për të merremi vesh për masat”, thotë Zoran Jovanovski nga Oda Ekonomike.
Paga minimale në Maqedoninë e Veriut në muajin mars është rritur në 20.175 denarë (330 euro), sipas ndryshimeve të miratuara nga Qeveria. Ndërkohë, paga mesatare ka arritur në 33.943 denarë (550 euro).
Në muajin mars inflacioni në Maqedoninë e Veriut ishte 14.7 për qind apo për 2 më pak i ulët se në muajin shkurt. /REL
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
DPHM: Më ftohtë në Manastir dhe Berovë, më shumë borë në Kodrën e Diellit
Kurti takon qytetarët në Artanë: Të zjarrta i kanë zemrat 500 mijë qytetarë që vetëvendosin për numrin 118
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova