LAJMI I FUNDIT:

Masakra me tetë të vrarë në Vlorë, familja e autorit largohen nga fshati (Video)

Masakra me tetë të vrarë në Vlorë, familja e autorit largohen nga fshati (Video)

Pas masakrës së tmerrshme në fshatin Resulaj, kushdo ka hapur dyert e mortit, por aty ku ka ndodhur tragjedia, të njohur e të pa njohur, banorë të fshatrave përreth dhe emigrantë, në vend të ngushëllimit “të rroni vetë”, hedhin në heshtje duhan.

Shtëpia që ka ngelur hapur në fisin Zykaj, është banesa e Azemit, edhe ai i vrarë bashkë me gruan, siç iu vra i vëllai me kunatën së bashku me 2 fëmijët, si dhe prindërit.

“Ritvan Zykaj pret të dalë para gjykatës si vrasësi serial i tetë kushërinjve të tyre, ndërkohë në shtëpinë e tij në fshat, dyert janë mbyllur e siç mund të parashikohet, përgjithmonë. Prindërit dhe familjarët më të afërt të vrasësit, janë larguar nga fshati për një afat të pacaktuar. Banorët thonë se ata kanë ikur për shumë arsye, por më e forta, është se asnjëri prej tyre nuk e përballon dot humbjen e tetë të afërmve.


Hetimet kanë zbuluar se Ritvan Zykaj e kishte paralajmëruar krimin.

Nga dëshmitë dhënë në prokurori, rezulton se 24-vjeçari shpesh ju kishte thënë të afërmve “do ju bëj hatanë, ndaj mos më bini në qafë”, por askush nuk e kishte marrë seriozisht.

Siç rezulton në një rast, ai ishte dyshuar tetë vite më parë për grabitje me armë, por historia në fshat ishte mbyllur mes të afërmish. Pas masakrës vrasësi ka firmosur kartën e të drejtave, por për disa orë rresht marrja në pyetje e tij ka qenë e pamundur. Shkak është bërë refuzimi i çdo avokati për ta marrë në mbrojtje dhe për të përfaqësuar të drejtat e tij.

Për këtë arsye prokuroria ka siguruar dy ditë pas masakrës një avokat kryesisht të caktuar nga shteti. Ritvan Zykaj parashikohet të dalë para gjykatës të hënën, në orën 10.30.

“Pas masakrës më tronditëse të dekadave të fundit, bashkia e Selenicës ka shpallur të hënën ditë zie, por zia ka pllakosur në zonë që prej të premtes së zezë, atëherë kur 14 të shtëna kallashnikovi këputën në mes jetën e 8 personave, duke mbushur rrugët e fshatit me kufoma. Një krim që u ngjan skenave të filmave horror dhe që për nga përmasat ka kthyer frikën për jetën. /tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori