LAJMI I FUNDIT:

Martohet ish-opinionisti i Big Brother VIP, Arbër Hajdari

Martohet ish-opinionisti i Big Brother VIP, Arbër Hajdari
Foto: Instagram

Ish-opinionisti i Big Brother VIP dhe humanisti shqiptar, Arbër Hajdari, ditën e sotme (e shtunë) i ka dhënë fund beqarisë.

Ai dhe partnerja e tij prej shumë vitesh, Vlera Devolli, kanë kurorëzuar dashurinë me martesë.

Këtë e ka bërë të ditur vet themeluesi i fondacionit “Fundjavë Ndryshe” përmes një postimi të ndarë në Instagram.


Foto: Screenshot/Instagram

“E dashur Vlera, zemra ime! Sonte po kurorëzojmë dashurinë tonë prej 5 vitesh, në martesë”, nis postimi i Hajdarit.

Të gjitha lajmet nga Arber Hajdari
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Arber Hajdari

“Lus Zotin të kemi jetë të lumtur”, tha më tej ai.

Foto: Screenshot/Instagram

Të shumta kanë qenë urimet që çifti pranoi në hapësirën për komente nga miqtë, ndjekësit e të afërmit.

Arbëri për publikun u bë më i njohur që nga Big Brother VIP, i cili ishte në rolin e opinionistit bashkë me Balina Bodinakun. /Telegrafi/