LAJMI I FUNDIT:

Martin Zubimendi tanimë ka vendosur për klubin e ri

Martin Zubimendi tanimë ka vendosur për klubin e ri

E ardhmja e Martin Zubimendin do të jetë larg Real Sociedadit, por duket se do të jetë edhe larg La Ligas.

Martin Zubimendi është në rrugën e duhur për t’iu bashkuar Arsenalit ashtu siç janë gjërat, sipas gazetarit spanjoll Oscar Badallo që mbulon Real Sociedadin.

Situata mund të ndryshojë vetëm nëse Real Madridi shton përpjekjet për të nënshkruar me reprezentuesin spanjoll.


“Zubimendi është rrugës për në Arsenal”, tha Badallo në Marca Radio.

Arsenali në bisedime të avancuara për transferimin e mesfushorit spanjoll
Lexo po ashtu Arsenali në bisedime të avancuara për transferimin e mesfushorit spanjoll

“Nuk ka nevojë të zgjatem më tej. Vitin e kaluar, Barcelona ishte në garë, derisa këtë vit është Real Madridi”, deklaroi Badallo.

Një tjetër gazetar, Yon Cuezva, dha më shumë detaje: “Real Sociedadi po kërkon 60 milionë euro dhe që kjo të bëhet shpejt, në mënyrë që ai të mund të thotë lamtumirë në fushë. Ideja është Arsenali, përveç nëse Real Madridi vjen me një ofertë në javët e ardhshme për ta transferuar atë”.

Arsenali thuhet se ka punuar për një marrëveshje për të nënshkruar me Zubimendin për muaj të tërë, pasi ata po kërkojnë të rifreskojnë mesfushën e tyre.

Një rol të madh në vendimin e mesfushorit pritet ta ketë edhe trajneri i Topçinjve, Mikel Arteta. /Telegrafi/